Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Cistitet

Informacion i përgjithshëm

Cistit-i është një infeksion i traktit urinar, i cili shkakton përflakjen e fshikëzës. Infeksionet e traktit urinar zakonisht prekin më shumë femrat sesa meshkujt për shkak se është më e lehtë për bakteret për të udhëtuar deri në traktin urinar femëror e më pas deri në fshikëz.

Cistiti është më shumë i zakonshëm në femrat seksualisht aktive, gratë shtatzëna, gratë me diabet të pa diagnostikuar ose gratë që gjenden në fazën pas menopauzë-s.

Simptomat e cistitit mund të shfaqen papritur, por jo të gjitha simptomat janë gjithnjë të pranishme. Ato zakonisht përfshijnë:

  • Urinë me erë, të errët ose të turbullt;
  • Djegie ose dhimbje gjatë urinim-it, pasi bakteret e bëjnë urinimin që të përmbajë shumë acid;
  • Nevojë për të shkuar më shpesh në tualet, ose gjatë natës ose ju mund të urinoni në sasi të vogla dhe shumë shpesh;
  • Dhimbje të shpinës, ose dhimbje pas mbarimit të urinimit.

Cistitet janë të dhimbshme dhe të mërzitshme por zakonisht janë trajtuar me sukses. Ato mund të jenë më serioze nëse infeksioni udhëton për në veshka apo legen dhe shkakton inflamacion në ato zona. Në raste të tilla mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse nuk keni patur cistite më përpara;
  • Nëse keni gjak ose qelb në urinën tuaj;
  • Nëse keni rrjedhje vagina-le;
  • Nëse keni ethe, të përziera, të vjella apo dhimbje;
  • Nëse dyshoni se fëmija juaj ka cistit;
  • Nëse jeni mashkull, femër e moshuar ose fëmijë;
  • Nëse jeni shtatzënë;
  • Nëse simptomat tuaja kanë zgjatur më shumë se dy ose tre ditë;
  • Nëse keni patur cistit më shumë se tre herë në vit;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për cistitet dhe nuk ka funksionuar;
  • Nëse nuk e boshatisni plotësisht fshikëzën tuaj kur shkoni në tualet;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për cistite dhe jeni duke përjetuar efekte anësore;
  • Nëse jeni duke marrë suplemente (p.sh. potasium), mjekime të tjera, ose keni një gjendje tjetër mjekësore (p.sh. diabet);
  • Nëse jeni duke ushqyer me gji, ose disa ilaçe nuk janë të përshtatshme;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet;

Pages: 1 2