10 ushqimet më të mira për flokë të shëndetshëm

Kur vjen puna tek flokët e shëndetshëm, nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vini mbi flokë. E rëndësishme është dhe çfarë hani.

Lisa Drayer, dietologe në Nju Jork, thotë se si për çdo pjesë tjetër të trupit, qelizat dhe proceset që mbajnë flokun të fortë dhe me volum, ndikohen nga dieta e balancuar që mbani.

Ndryshimet në flokun tuaj (të mira dhe të këqija), duan më shumë kohë të vihen re se sa ndryshimet e lëkurës.

Dermatolog-ia Cybele Fishman shpjegon se me një dietë të varfër, nuk duhen më shumë se disa ditë që të shfaqen akne në lëkurë dhe zbehje e saj, ndërkohë që një defekt në ushqyeshmërinë e flokëve, mund të dojë disa muaj për t’u shfaqur.

Ushqimet që hani sot ju ndihmojnë për të forcuar rrënjët e flokëve (gjëndrat e qimeve janë vendet nga ku lind  secila qime e flokëve) dhe skalpin që rrethon qimen. Drayer thotë se me rrënjë dhe skalp më të shëndetshëm, do të keni flokë më të fortë.

Sigurisht që floku juaj nuk ndikohet vetëm nga çfarë hani. Duhanpirja, çekuilibri hormonal dhe gjumi i pakët, gjithashtu ndikojnë në mënyrën si duket dhe si e ndjeni flokun. Nuk ka një ushqyes magjik që ta rregullojë flokun kur keni këto shqetësime.

Megjithatë ju keni shumë më tepër në dorë nga çmendoni. Nëse hani në bazë të një diete të ekulibruar, të pasur me proteina dhe të larmishme, e cila fokusohet tek këto 10 ushqime, ju do i jepni flokut kujdesin total që i duhet dhe meriton.

1. Salmoni

Përveçse është i pasur me vitamina D dhe dhe proteina (të dyja janë thelbësore për flokë të fortë), acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek ky peshk i shijshëm i ujërave të ftohta, janë çelësi i vërtetë. Organizmi ynë nuk i prodhon dot këto acide, të cilat na nevojiten për rritjen e flokëve. Rreth 3% e qimes së flokut është e përbërë nga këto acide. Drayer shpjegon se acidet omega-3 gjenden dhe në membranë qelizore të skalpit dhe në vajërat natyral që e mbajnë flokun të hidratuar.

Pages: 1 2 3 4