7 gjëra që ju nuk i dinit lidhur me rritjen e binjakëve

Prisni binjakë? Asnjëherë nuk mund të jeni tepër i përgatitur për dy fëmijë njëherësh. Në SHBA, rreth 3 nga çdo 100 gra shtatzëna lindin binjakë ose trinjakë. Dhe nga shumë llogaritje, shtatzënitë e binjakëve janë në rritje. Por, edhe nënat me përvojë mund të mos e dinë se çfarë i pret kur ato sjellin në shtëpi binjakë të sapolindur.

 Ndërsa është e vërtetë që binjakët mund të sjellin gëzim të dyfishtë, rritja e tyre mund të kërkojë po ashtu punë të dyfishtë, të paktën fillimisht.

“Kjo është një formë mbijetese”, thotë Jennifer Walker pediatre nga Atlanta, e cila është edhe vetë një nënë binjakësh.

Kryesorja është të mos ndjeni që do të mbyteni në punë, për këtë duhet të planifikoni që më parë. Ja se çfarë thonë ekspert-ët:

1. Mungesa e programimit do të thotë të mos jetoni

“Është mjaft e vështirë me një foshnjë të vetme, por kur ju keni dy binjakë të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) gjërat duhet të programohen”, thotë Walker. “Ju doni t’i keni të dy foshnjat në të njëjtin program të ushqyerjes dhe të gjumit. Ata më në fund do të mësohen të përshtaten me këtë”.

2. Ju mund t’i ushqeni me gji të dy foshnjat në të njëjtën kohë…vërtet!

 “Në qoftë se ju ushqeni me gji, ju mund t’i ushqeni të dyja foshnjat në të njëjtën kohë me çdonjërin nga binjakët në njërin gji. Por kjo kërkon koordinim dhe durim të madh”, thotë Walker. “Unë personalisht nuk e pëlqej se si ndihem”. Ajo kujton se si të ushqeheshin të dy foshnjat në të njëjtën kohë ishte njëlloj si të balancoheshin të dy gjinjtë. Zgjidhja? “Unë ushqej njërin me gji dhe tjetrin me shishe”, thotë ajo. “Ulem në dysheme duke e ushqyer njërin me gji dhe tjetri rri në një jastëk para meje ose në krah me një shishe. E gjithë përvoja e ushqyerjes do të më marrë 45 minuta gjithsej”.

3. Një shtrat është shumë mirë në fillim

Pages: 1 2 3