7 teste mjekësore që i nevojiten çdo burri

Pranojeni: Madje edhe kur diçka nuk shkon mirë ju nuk pëlqeni të shkoni tek mjeku, e le më pastaj të shkoni për kontrolle parandaluese. Por të jeni pro aktivë lidhur me shëndetin tuaj duke iu nënshtruar ekzaminimeve të rekomanduara për gjendje shëndetësore dhe sëmundje serioze, kjo do të thotë që ju do të shpenzoni më pak kohë tek klinika e mjekut.

Varësisht nga mosha, historia familjare dhe faktorë që lidhen me mënyrën e jetesës, njerëzit kanë nevojë për testime të ndryshme në kohë të ndryshme në jetët e tyre. Këtu më poshtë keni një përshkrim të mirë të gjithçkaje që duhet të mbajnë mend të gjithë burrat.

Diabeti

Mundet që asnjëherë më parë të mos keni pasur nevojë për një ekzaminim për diabet-in në qoftë se do të keni ruajtur një peshë të shëndetshme dhe s’keni faktorë të riskut për këtë sëmundje (si kolesterol apo presion i lartë i gjakut). Por për shumicën e burrave mbi 45 vjeç, veçanërisht ata që janë mbi peshë, një test esëll i glukozë-s së plazmës ose testi A1C është një ide e mirë.

Gjithashtu rekomandohen ekzaminime për diabetin për të rriturit mbi peshë më të rinj se 45 vjeç të cilët kanë një histori familjare të sëmundjes.

Të dy testet e mësipërme janë të teste të gjakut të cilat duhen bërë në kabinet-in e mjekut tuaj. Testi A1C nuk kërkon të mos ushqeheni paraprakisht por në qoftë se mjeku dëshiron që t’u testojë duke përdorur glukozën e plazmës esëll ju do t’ju kërkohet që të mos hani e pini gjë përveç ujit tetë orë para testimit.

Infeksionet e transmetueshme seksualisht (STI)

Edhe në qoftë se keni qenë në një marrëdhënie monogami-ke për vite të tëra, nuk është ide e keqe të testoheni në qoftë se tashmë nuk e keni bërë këtë gjë. Shumë infeksione të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted infections) mund të kalojnë pa u diagnostikuar për shumë vite. P.sh. mund të kalojnë edhe 10 vite pa shfaqur simptoma të HIV (human immunodeficiency virus).

Ekzaminimi për STI rekomandohet si rutinë, pavarësisht nga mosha apo historia mjekësore e pacientit.

Pages: 1 2 3 4