A është dhënia e gjirit me të vërtetë zgjedhja më e mirë?

Shumë gra që nuk janë në gjendje të japin gji, ndjehen fajtore për këtë dhe shqetësohen se mund t’i privojnë fëmijët e tyre nga një larmi avantazhesh. Grupe të tilla si Akademia Amerikane e Pediatri-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandojnë gjashtë muaj dhënie gjiri (ushqyerje vetëm me gji), për gjithë të miturit, duke përmendur studimet që tregojnë se qumështi i gjirit është lehtësisht i tretshëm dhe përmban ushqyes, që janë të një niveli më të lartë se ata që gjenden tek përgatitjet e ndryshme për foshnjat, ose që mungojnë tek ato, përfshirë këtu substancat imunologjike që ulin normat e infeksionit dhe acide yndyrore, me rëndësi për zhvillimin e trurit.

Por tani, një studim i ri tregon se shumë nga të mirat afatgjata që i atribuohen ushqyerjes me gji, mund të jenë efekte, jo të vetë dhënies së gjirit apo qumështit të tij, por të shëndetit të mirë dhe pritshmërive të mira të grave që zgjedhin t’i ushqejnë foshnjat me gji.

Kërkuesit shkencorë në Universitetin e Shtetit të Ohaio-s krahasuan 1,773 dyshe vëllezërish/motrash, ku njëri prej fëmijëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri me qumësht biberoni, në lidhje me 11 matje shëndetësore si dhe aftësinë e tyre intelekt-uale. Fëmijët ishin nga mosha 4-14 vjeçare.
Hulumtuesit regjistruan disa rezultate të shëndetit dhe sjelljes të çifteve, duke përfshirë indeksin e masës trupore, obezitet-in, astmën, hiperaktivitetin, kuptimin në të lexuar, aftësinë matematikore dhe inteligjencë-n e bazuar në memorie. Studimi, i publikuar online në faqen Shkenca dhe Mjekësia Sociale, nuk gjeti asnjë dallim, statistikisht të rëndësishëm, mes vëllezërve dhe motrave që ushqehen me gji dhe atyre me biberon, në asnjë nga matjet e kryera.

Duke studiuar vëllezërit/motrat “jo të njëjtë’, ku njëri prej të cilëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri jo, autorët janë përpjekur të minimizojnë mundësinë që dallimet raciale, ato socio-ekonomike, arsimore apo të tjera mes familjeve, të ndikonin tek rezultatet. Ata shtojnë se shumë studime të mëparshme mbi dhënien e gjirit nuk kanë qenë në gjendje të kontrollojnë këta faktorë.

Pages: 1 2 3