Studiuesit evropianë pohojnë se kanë gjetur dëshmi të drejtpërdrejta për një komponent gjenetik për çrregullimet e hiperaktivitetit dhe mungesën e vëmendjes (ADHD), duke sfiduar pikëpamjen e mbajtur gjerësisht që gjendja është një krijim social – një koncept i krijuar nga shoqëria që jo domosdoshmërisht ekziston objektivisht.

Studiuesit analizuan ADN-në tek 410 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar që kishin ADHD dhe 1156 jo të lidhur me këtë gjendje. Ato gjetën se fëmijët me ADHD kishin në mënyrë të veçantë më shumë mungesë ose dyfishim të segmenteve të ADN-së, të njohura si variante të numrave kopjues (CNV).

Një rezultat është gjetur në një studim gjenetik tek 825 pacientë islandezë  me ADHD dhe 35,243 kontrolle, raportuan studiuesit në revistë, The Lancet (2010; 376: 1401-8).

Autorët thanë se kishin tashmë prova të qarta që CNV ishte një burim i rëndësishëm i variacionit gjenetik, dhe se kjo ishte e lidhur me çrregullime të tjera të zhvillimit neurologjik, të tilla si autizëm, skizofreni dhe paaftësi intelekt-uale.

Hetime të mëtejshme të CNV-së duhet të jenë prioritet, dhe gjetjet paraqesin implikime serioze sociale dhe klinik-e për fëmijët e prekur dhe familjet e tyre, shtuan ata.