Adoleshentët që harxhojnë më shumë kohë para ekranit kanë marrëdhënie të varfëra

Adoleshentët që kalojnë shumë kohë për të parë televizor ose duke përdorur kompjuterat kanë marrëdhënie të varfëra ndërpersonale, konfirmojnë kërkuesit  (Arch Pediatr Adolesc Med2010; 164: 258-62).

Kërkuesit studiuan 3034 adoleshentë të moshës 14–15 vjeçare, që plotësuan një formular rreth kohës së tyre para ekranit dhe vlerësimit të marrëdhënies.

Rreziku për të mos qëndruar pas prindërve është rritur me 4 % për çdo orë të shpenzuar për të parë TV dhe me 5 % për çdo orë të shpenzuar përpara kompjuterit. Në kontrast, adoleshentët që shpenzonin më shumë kohë duke lexuar ose duke bërë detyrat kishin një raport më të mirë me prindërit e tyre.

Një marrëdhënie akoma më e theksuar ndërmjet shikuesve të TV dhe marrëdhënieve ndërpersonale erdhën nga ri-analizat e 976 adoleshentëve të intervistuar në 1987 dhe 1988.

Në këtë grup, çdo shtesë ore e të shikuarit çoi në rritjen prej 13 % të rrezikut të mos qëndruarit pranë prindërve dhe 24 % të rritjes së rrezikut për afërsi të vogël me moshatarët.

“Rekomandimet që fëmijët të shikojnë më pak televizor janë lidhur me shqetësimin se duke qenë jo në gjendje për të diskutuar programet ose karakteret e njohura mund të pengohet marrëdhënia me moshatarët,” thanë autorët.