Konsumi i ushqimeve të pasura me sojë mund të lirojë afshet tek gratë që ndodhen në fazën e menopauzë-s, thanë kërkuesit.

Në një ristudim, kërkuesit gjetën se përdorimi i 54 mg në ditë nga estrogjenet që merren në mënyrë natyrale në bimë të caktuara, në një periudhë prej 6 muajsh deri në 12 muaj, reduktonte në mënyrë sinjifikative afshet me 20.6% dhe ashpërsinë me 26%.

Në një deklaratë mediatike ata thanë se doza e dobishme do të ishte ekuivalente me rreth 200 gr tofu ose 2 gota qumësht soje të përditshme.

Autorët, që përfshinë studiuesit në lidhje me industrinë ushqimore dhe suplementet e sojës, thanë se analizat e tyre sqarojnë efektet e sojave të ndryshme.

Tabletat me më shumë se 18.8 mg genistein ishin dy herë më efektive sesa ato me përmbajtje të ulët genistein në uljen e frekuencës së afsheve, thanë ata.