Një studim tregon se fëmijët mbipeshë kanë pak aftësi për të performuar lëvizje bazë që kërkohen për të bërë forcimin e fizikut, si goditjet, rrëshqitjet dhe hedhjet.

Një total i 153 fëmijëve mbi peshë dhe obez nga Newcastle dhe Wollongong, me një mesatare moshe 8 vjeç u filmuan për të përcaktuar lëvizjet e tyre dhe aftësitë në lojërat me top, përfshirë rrotullimin dhe goditjen, kërcimin dhe hedhjen, triblimin dhe goditjen, hedhjen dhe kapjen.

Secilit prej tyre iu tregua teknika korrekte përpara çdo testimi të aftësive të tyre për sporte.

Sipas kërkuesve amerikanë, për të tëra aftësitë, në të tëra grupet e këtyre fëmijëve mbipeshë dhe obezë, prevalenca (prevalencë) e mjeshtërive ishte shumë e ulët se sa aftësitë e grupit të referencës. Ky është studimi i parë i kësaj natyre në lidhje me obezitet-in, i shkruar në revistën Obeziteti (2011, online më 28 Qershor).

Diferencat më të mëdha u vunë re në aftësitë për rrëshqitje, hedhje, triblim dhe goditje.

Për fëmijët e moshave 6–7 vjeç, asnjë fëmijë mbipeshë ose obezë nuk tregoi mjeshtëri në 7 nga 10 aftësitë bazë, krahasuar me 25–78% të grupit të referencës. Nga fëmijët që ishin në studim, 58% ishin vajza dhe 77% ishin obezë.

Kërkuesit nga Spitali i Fëmijëve i Westmead, dhe Universitetet Wollongong, Newastle dhe Sydney, konkluduan se ushtrimet me lëvizje specifike synonin përmirësimin e pozicionimit të trupit dhe këmbëve, kontrollin ose lëshimin e një objekti në pozicion optimal dhe përdorim më të mirë të krahëve për të menaxhuar forcën, që janë aftësitë që përmirësojnë aftësitë lëvizëse të fëmijëve.

“Programet e aktiviteteve fizike … mund të duhen që t’u adresohen deficencave në aftësitë bazë të lëvizjeve … që duhen për … aktivitetin fizik për pasjen e shëndetit të mirë”, thanë kërkuesit.

Por studiuesit shfaqën shqetësimin se fëmijët mbipeshë mund të kapen në “një cikël të përsëritur të inaktiv-itetit fizik dhe fitimit të peshës së pashëndetshme”.