Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Aknet

  • Nëse jeni shtatzënë apo jepni ushqim me gji; jo të gjitha trajtimet janë të përshtatshme.
  • Këshillat e trajtimit

    • Mundojuni të mos i shtrydhni puçrrat; ato mund të përkeqësojnë inflamacion-in;
    • Heqja e pikave të zeza nuk është e rekomandueshme;
    • Pastrojeni fytyrën tuaj lehtë dy herë në ditë dhe pas të ushtruarit; shmangni pastruesit e fortë;
    • Përdorni një locion fytyre ose një larës fytyre (zëvendësues i sapunit) për të larë fytyrën tuaj; sapuni i rregullt mund të jetë shumë i thatë;
    • Shmangni përdorimin e produkteve vajore në fytyrë ose në flokët tuaj;
    • Ekzistojnë shumë mënyra që mund të ndihmojnë për aknet dhe keni nevojë për të përdorur më shumë sesa një;
    • Pjesa më e madhe e trajtimeve duhet të përdoren në të gjithë zonën e lëkurës së prekur, jo vetëm tek puçrrat ose pikat e zeza;
    • Disa produkte duhet të përdoren në një zonë të vogël të lëkurës, sidomos kur përdoren për herë të parë; shikoni produktet individualisht për detajet;
    • Edhe sasi të vogla te kremrave mbrojtës ndaj diellit mund të ndihmojnë për të tharë puçrrat, për të shmangur djegie-n nga dielli, mjafton të vini një krem jo yndyror SPF 30+;
    • Nëse akne-t tuaja janë shumë të rënda, doktori juaj mund t’ju çojë tek një specialist lëkure, siç është dermtologu, i cili mund të japë trajtime të forta.

    Pages: 1 2