Akrilamidi në ushqim dhe ndikimi i tij tek risku për kancer
Akrilamidi është një substancë kimike që përdoret kryesisht si bllok ndërtues për të bërë poli-akrilamidet dhe kopolimeret e akrilamidit. Këto dy substanca, përdoren në shumë procese industriale, si prodhimi i ngjyrosësve të ndryshëm, letrës dhe plastikës, si dhe në trajtimin e ujit të pijshëm dhe jo të pijshëm, përfshirë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden dhe në disa produkte konsumi si silikoni (për të izoluar një hapësirë), paketimi i ushqimeve dhe në disa lloje ngjitësesh. Sasia e akrilamidit që përmbajnë këto produkte, në përgjithësi është tepër e vogël.

1. A përmbajnë ushqimet akrilamid?

Shkencëtarët në Evropë dhe Amerikë, kanë zbuluar sasi të vogla akrilamidi tek ushqime të caktuara që nxeheshin në një temperaturë mbi 120° C, por jo tek ushqimet që përgatiten poshtë kësaj temperature. Patatinat dhe patatet e skuqura, duket se përmbanin sasi më të mëdha akrilamidi, krahasuar me ushqimet e tjera. Organizata Botërore e Shëndetit dhe Organizata e Ushqimeve dhe Agrikulturës, në Kombet e Bashkuara, theksojnë se nivelet e akrilamidit që gjenden në ushqime, përbëjnë shqetësim madhor dhe se duhen bërë më shumë kërkime për të përcaktuar riskun e ekspozimit dietor të akrilamidit.

2. Si prodhohet akrilamidi duke gatuar?

Akrilamidi është një aminoacid (një bazë ndërtuese për proteina-t) që gjendet tek shumë perime, por më shumë është i përqendruar tek disa varietete patatesh. Kur nxehet në temperatura të larta, me praninë e disa llojeve të caktuara sheqernash, asparagina mund të prodhojë akrilamid. Gatimi me temperatura të larta, si skuqja, pjekja dhe gatimi në zgarë, prodhojnë akrilamid, ndërsa zierja dhe ngrohja në mikrovalë, duket se kanë më pak shanse për ta bërë këtë. Edhe gatimi i ngadaltë duket se e rrit prodhimin e akrilamidit, kur kryhet në temperatura mbi 120° C.

3. A ka ndonjë gjë në procesin e gatimit që mund të ndryshohet për të ulur ekspozimin e akrilamidit?

Shkurtimi i kohës së gatimit, valimi para skuqjes dhe pjekja në një furrë të nxehtë me ajër, kanë provuar se ulin prodhimin e akrilamidit tek disa ushqime.

4. A duhet ta ndryshojë dietën time?

Pages: 1 2 3 4