Akupunktura

Akupunktura është një sistem i lashtë i shërimit, që u zhvillua si pjesë e mjekësisë tradicionale të Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera të Lindjes. Përhapja e saj në Perëndim ka qenë relativisht e ngadaltë, por e qëndrueshme dhe në vitet e fundit, akupunktura ka gjetur rritje në praktikën e mjekësisë perëndimore, veçanërisht në lehtësimin e dhimbjeve.

Teoria mbi të cilën ngrihet akupunktura është se stimul-imi i zonave të veçanta në lëkurë, ndikon në funksionimin e organeve të caktuara të trupit. Praktikat e tanishme kanë evoluar në një sistem të mjekësisë, që synon për të shëruar dhe për të ruajtur shëndetin, me anë të vendosjes së gjilpërave të holla nëpër pikat përkatëse (e quajtur pikë akupunkturë) vetëm nën sipërfaqen e lëkurës. Këto pika janë në vende shumë të veçanta dhe shtrihen në kanale të posaçme të energjisë, që quhen meridianë.

Pikat e akupunkturë-s mund të stimulohen në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

  • Vendosjen e gjilpërave – gjilpërat, gjithashtu, mund të stimulohen me anën e elektricitetit (akupunktura–elektrike);
  • Ngrohjen me një barishte që digjet (moxibustion);
  • Vetëm presionin manual (presioni akut);
  • Thithjen, duke përdorur qelqin ose kupa plastike, që aplikohen me anë të vakum-it në lëkurë (kupave); dhe
  • Lazerin (zakonisht përdoret tek fëmijët).

Si funksionon akupunktura?

Akupunktura është vetëm një pjesë e sistemit të gjerë të trajtimit, të njohur si mjekësia tradicionale kineze (TCM), e cila është e bazuar mbi konceptin e rrjedhjes së energjisë përmes trupit të quajtur “Çi”. Kjo energji qarkullon nëpër trup, nëpërmjet disa rrugëve kryesore të quajtur meridianë energjetik. Secili prej këtyre rrugëve apo kanaleve, mendohet të jetë i lidhur me një organ të brendshëm. Mendohet se në qoftë se kjo rrjedhje e energjisë është e bllokuar, pabarazitë që ndodhin çojnë në probleme shëndetësore.

Pages: 1 2 3