Alergjia: Alergjia e kontaktit të syve

Shumë produkte kozmetike, p.sh. manikyri, mund të shkaktojë alergji kontakti (një reaksion alergjik shkaktuar nga kontakti fizik me substanca të caktuara) të kapakëve të syrit. Substanca të tjera që mund të shkaktojnë alergji kontakti të syve ose kapakëve të tyre përfshijnë antibiotikët, kryesisht neomicin, dhe parandalues të tillë si tiomersali, që është përbërës i ilaçit të pikave të syrit.

Nëse dikush përjeton alergji pas përdorimit të ilaçit me pika në sy, shpesh përmirëson mënyrën dhe kushtet e përdorimit të ilaçit me pika në sy lidhur me qëllimin për të cilin është përdorur, dhe ndalimin e përdorimit për pak kohë dhe rifillimin e përdorimit për të parë nëse alergjia do të shfaqet përsëri. Ndalimi i përdorimit të ilaçit me pika në sy, është përgjigjia më e mirë.

Për të lehtësuar simptomat që lindin nga alergjia e kontaktit, bëhet larja e syve me salin të ftohtë (ujë me kripë). Kjo ndihmon në përmirësimin e gjendjes duke larguar mukus-in dhe alergjen-in.

Edhe disa bimë mund të shkaktojnë alergji të syve. Më të zakonshmet që janë gjendur janë Grevillea (Robyn Gordon), violeta afrikane dhe disa tipe bulbesh. Që me deklarimin se bima ”rhus” ka veti të dëmshme, numri i rasteve me alergji kontakti janë pakësuar, por bimë të tjera mund të shkaktojnë alergji kontakti në njerëz të caktuar.

Për të diagnostikuar një alergji nga një bimë e veçantë, doktori ka nevojë të dijë historinë me kujdes dhe të kryejë testin përkatës.