Fëmijët të cilët zhvillojnë alergji-në ndaj kikirikëve në një moshë relativisht të madhe mund të kenë një rrezik në rritje të anafilaksit (një reaksion alergjik i papritur, i rëndë, i rrezikshëm për jetën) krahasuar me ato që e shfaqin këtë shqetësim më herët.

Një studim retrospektiv (një studim që shikon pas në kohë), i pari për të siguruar dëshmi të drejtpërdrejta të normave në rritje për alergjinë e kikirikëve, u krye në  18,028 pacientë, një AKT praktikë bazë në komunitet për alergjitë nga 1995 në 2007 (J Allergy Clin Immunol 2009, online). Kërkuesit gjetën 751 pacientë me alergjinë e kikirikëve, 90% e tyre përjetuan reaksionin e parë të alergjisë ndaj kikirikëve në moshën 6 vjeçare. Në këtë grup, rreziku për anafilaksi u rrit me 22.7 përqid për çdo vit moshe më shumë duke u nisur që nga zanafilla.

Autorët thanë se gjetjet e tyre rritën mundësinë që prezantimi i vonuar i ushqimeve alergjike (ushqime që mund të shkaktojnë alergji) mund të rrisë rrezikun e reaksioneve më serioze.

Profesori i Asociuar Mimi Tang, konsulenti pediatër i alergjisë dhe imunologji-së në Spitalin e Fëmijëve Royal Melburn dhe një nga autorët e studimit, tha se studimi nuk ishte  projektuar për tu përqëndruar në kohën e njohjes me ushqimin, por vuri në dukje një dobi të njohjes më të hershme.

“Ndoshta, nëse ju e fusni ushqimin pak më parë, në qoftë se ju kishit premisa për të qenë alergjik të paktën kjo mund të sillte një reagim më të butë, në krahasim me një reagim më të rëndë”, tha ai.

“Ajo çfarë ne mund të themi është që vonesa e futjes së ushqimit në organizëm nuk na mbron kundër alergjive. Nuk është se mund t’ju sjellë juve ndonjë dobi, dhe ajo çfarë studimi nxori është që sa më herët që ju ta keni reaksionin, më e butë është edhe alergjia”, tha ai.

Një studim i publikuar vonë (vitin e kaluar) tregoi se futja e proteinave të kikirikëve herët në fëmijëri mund të parandalojë, në vend që të nxisë, zhvillimin e alergjive të kikirikëve në fëmijëri (Mbikëqyrja mjekësore, 21 nëntor 2008).

Pages: 1 2