Alergjia e syve: Kurimi

Përgjithësisht simptomat e alergji-së së syve janë të lehta për t’u kuruar. Ato zakonisht bëhen më mirë me trajtime të thjeshta që ju mund të bëni vetë, të tilla si: pastrimi i syve tuaj me solucion fiziologji-k (ujë i kripur) dhe vendosjen e paketave dhe fashave me ujë të ftohtë në sytë tuaj. Megjithatë, ndonjëherë simptomat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda dhe kërkojnë që ju të kontaktoni mjekun tuaj ose otalmologun për trajtime mjekësore.

Këshillat e vetëkujdesjes për alergjinë e syve

Mundohuni që të identifikoni shkakun e alergjisë dhe ta largoni atë kur është e mundur. Këtu janë disa këshilla:

  • Hiqni tapetin në dhomën tuaj të gjumit;
  • Mbështillni jastëkët dhe dyshekët me materiale të cilat nuk janë alergjike, nëse është e mundur;
  • Gjithmonë lani shtratin me ujë të nxehtë (më shumë se 55° C);
  • Mos lejoni macet në shtëpi.

Megjithatë, shmangia e shkaktimit të alergji-së nuk është e lehtë për të gjithë. Nëse ju nuk mund të shmangni disa shkaktarë, ilaçet orale të antihistaminikëve mund t’ju ndihmojnë, ose ato të drejtëpërdrejta (që aplikohen direkt në sy), ilaçe të tilla si:

  • Levocabastine (marka Livostin);
  • Antihistaminat (antolozine) së bashku me një ilaç që ngushton enët e gjaku-t (naphazoline, phenylephrine);
  • Sodium cromoglicate (4%);
  • Ilaçe anti-inflamatore josteroidale (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) që pikohet në sy; dhe
  • Steroidet (hydrocortisone, deksamethason, prednisolone).

Disa nga këto ilaçe, të tilla si: pikat në sy përmbajnë vasokonstriktorë apo kortizon dhe nuk duhet të përdoren për një afat të gjatë, pa mbikëqyrjen e një okulist-i.

Konjuktiviti alergjik i rëndë që nuk është ndihmuar nga trajtime të tjera, mund të përfitojë nga imunoterapia e alergjen-it specifik (desensitization) e cila është zakonisht efektive. Megjithatë, lehtësimi nga simptoma e syve do të marrë më shumë kohë që të ndodhë, në krahasim me lehtësimin e simptomave në hundë (nëse ju jeni duke e përjetuar këtë).

Efektet anësore të ilaçeve të alergjisë

Antihistaminikët

Pages: 1 2 3