Alergja nga bari njihet edhe si rinit alergjik. Zakonisht është një gjendje stinore dhe që rëndohet nga disa polen-e dhe fara barërash.

Simptomat

Simptomat e alergji-së nga bari përfshijnë teshtima, rrufë, kongjestion nazal, kruarje në hundë, sy të përlotur dhe kruarje në gojë (hapësira e gojës). Disa njerëz mund të kenë edhe simptoma në hundë edhe në sy, ndërsa të tjerë kanë kryesisht ose njerën ose tjetrën. Nëse simptomat nazale janë të kontrollueshme, atëhere kjo shpesh ndihmon edhe në simptomat e syve.

Kur duhet të merret këshillë mjekësore?

Këshilla mjekësore për alergjinë e barit duhet të merret nëse:

  • Keni frymëmarrje të shkurtër, kollë, ose frymëmarrje të vështirësuar që mund të jetë astmë;
  • Keni gjëndra të fryra dhe/ose dhimbje koke të vazhdueshme, që mund të sugjerojë se ka infeksion;
  • Keni ngjyrë të verdhë ose qelb-ëzime midis zonës së syve dhe hundëve;
  • Keni prekje të njërës anë të hundës ose syve;
  • Keni dhimbje në veshë ose sinus-e.