Alergji-a nga bari, ose rinit alergjik stinor, mund të prekë një në 5 fëmijë ose të rinj. Meshkujt janë më shumë të prekur sesa femrat.

Edhe pse shumica e njerëzve kanë alergji nga bari në pranverë, ajo mund të shfaqet në çdo stinë të vitit, në varësi se çfarë faktorësh ndërthuren.

“Rrufë” do të thotë inflamacion i hundëve. Edhe pse kryesisht vjen si shkak i reaksioneve alergjike, inflamacioni mund të shkaktohet edhe nga irritues lokalë që mund të jenë duhani dhe gazet kimike.

Simptomat e alergjisë nga bari

Simptomat e zakonshme të alergjisë nga bari janë bllokimi, kruarja dhe mbushja e hundëve me sekrecione në rritje që shfaqen më pas edhe në fyt (që njihen si gëlbaza post-nazal-e). Nganjëherë edhe sytë preken në të njëjtën kohë, duke patur kruarje, skuqje dhe përlotje (simptoma të konjuktiviti-t alergjik).

Simptoma më pak të përhapura përfshijnë dhimbje në veshë dhe bllokim i tyre, që mund të sjellin vështirësi në dëgjim dhe humbje të drejtpeshimit. Disa njerëz mund të kenë kollë irrituese si rezultat i gëlbazës postnazale.

Fëmijët me këto kondicione disa herë kanë një vijë përgjatë hundës (e quajtur rrudha transversal-e) shkaktuar nga fërkimi konstant i hundës për shkak të kruarjes. Rrathë të errët përreth syve për shkak të kongjestion-it të enëve të gjaku-t atje janë një shenjë tjetër që nuk lidhet vetëm me qëndrimin vonë në darkë.

Trajtimi i alergjisë nga bari

Trajtimi kryesor i alergjisë nga bari bëhet me antihistaminikë në formë tabletash apo shurupi. Ato mund të jenë shumë efektive në shmangien e simptomave të alergjive. Versionet moderne të këtyre ilaçeve nuk sjellin përgjumje të marrësve të tyre—diçka që shkaktonte shumë probleme në preparatet e mëparshme.

Përdorimi i sprajeve hundorë që parandalojnë reaksionin alergjik është një trajtim tjetër që shumë njerëz e kanë gjetur të përshtatshëm.

Në mënyrë alternative, ka spraje të tjerë hundorë, tableta dhe shishe me lëngje që merren me pika që doktorët mund t’i rekomandojnë për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të alergji-së nga bari.

Pages: 1 2