Alergjia – provoni shtëpinë tuaj

Nëse je alergjik nga pluhuri e mikro-gjallesat e shtëpisë, kafshët shtëpiake ose polen-i apo jo, ka disa hapa për të provuar shtëpinë në lidhje me alergji-në.

Lexo më poshtë çfarë mund të bësh në dhoma të ndryshme të shtëpisë për të parandaluar alergjitë në shtëpi.

Dhomat

Meqenëse shpenzojmë shumë kohë në dhomat tona, ato janë vendi më i zakonshëm për të filluar provën e alergjive. Dhoma juaj mund të jetë një vend shumë i mirë për rritjen dhe shtimin e mikro-gjallesave të pluhurit të shtëpisë – krijesa të vogla që ushqehen me lëkurën e njeriut. Janë jashtëqitjet dhe mbetjet e tyre më shumë sesa vetë këto mikro-gjallesa që shkaktojnë alergjitë.

Fatkeqësisht, nuk ka rrugë të lehtë për të hequr tërësisht këto mikro-gjallesa, që janë kryesisht prezente në vende të ngrohta dhe me lagështirë. Por është e mundur që të reduktohet numri i tyre dhe disa njerëz e përdorin këtë për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të alergjive që ata kanë.

Alergjia – prova e dhomës

Shtrati
  • Për të vrarë mikro-gjallesat dhe larguar alergjen-ët që ato prodhojnë, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve duhet të lahen një herë në javë me ujë më të ngrohtë se 55° C. Një alternativë për këtë është larja me ujë të ftohtë me një produkt që është formuluar për të vrarë mikro-gjallesat edhe në ujë të ftohtë.
  • Ju mund t’i vrisni këto mikro-gjallesa duke i ventiluar me ajër të nxehtë çarçafët për 10 minuta.
  • Larja e jastëkëve dhe jorganëve në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë shumë, jastëkët dhe jorganët sintetikë janë tolerantë ndaj larjeve krahasuar me ato natyrore. Këto veshje duhet që të lahen çdo 2-3 muaj me ujë të ngrohtë (pas kontrollit në lidhje me instruksionet e larjes).
  • Ndoshta duhet që të përdoren mbulesa rezistente ndaj mikro-gjallesave për jastëkët dhe jorganët, e veshjet e tjera të gjumit. Këto mbulesa duhet të lahen të paktën çdo 2 muaj.
  • Hiq veshjet e brendshme prej leshi deleje ose produktet me lëkurë deleje sepse mbajnë numër shumë të madh mikro-gjallesash.

Pages: 1 2 3 4 5 6