Për popullsinë e përgjithshme, udhëzimet për të ulur rrezikun e dëmtimit afatgjatë janë si më poshtë:

Udhëzimet për uljen e rrezikut të dëmtimit afatgjatë (konsumimi i alkoolit)

Për meshkujt Për femrat
Një mesatare mbi 4 pije standarte në ditë. Një mesatare mbi 2 pije standarte në ditë.
Jo më shumë se 28 pije standarte në javë. Jo më shumë se 14 pije standarte në javë.
Një deri në 2 pije joalkoolike në javë. Një deri në 2 pije joalkoolike në javë.

Për popullsinë e përgjithshme, udhëzimet për të ulur rrezikun e dëmtimit afatshkurtër janë si më poshtë:

Udhëzimet për uljen e rrezikut të dëmtimit afatshkurtër

Për meshkujt Për femrat
Jo më shumë se 6 pije standarte në vetëm një ditë, dhe jo më shumë se 3 herë në javë. Jo më shumë se 4 pije standarte në vetëm një ditë, dhe jo më shumë se 3 herë në javë.

Këto udhëzime supozojnë:

  • Pijet duhet të konsumohen në një normë të moderuar. P.sh. meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se dy pije standarte në një orë, dhe më pas jo më shumë se një pije standarte në orë dhe femrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se një pije standarte në orë;
  • Personi që pi alkool nuk është nën mjekim; nuk është shtatzënë; nuk do i japë makinës ose nuk është duke performuar ndonjë aktivitet që përfshin rrezik; dhe është mbi 18 vjeç.