Alkooli dhe efektet në dhënien e makinës

Alkooli është një drogë qetësuese. Ai ngadalëson aktivitetin e sistemit nervor qendror, duke përfshirë edhe trurin.

Alkooli mund të ndikojë në dhënien e makinës tuaj duke shkaktuar:

  • Dëmtimin e shikimit;
  • Reduktimin e kohës së reagim-it;
  • Reduktimin e përqendrimit dhe vigjilencës;
  • Të ndjerit më të relaksuar dhe përgjumësh, e cila mund të shkaktojë që një shofer të bjerë të flejë në timon;
  • Vështirësi në të kuptuarin e informacionit ndijor;
  • Vështirësi në të bërin e disa detyrave në të njëjtën kohë (p.sh. mbajtja në korsi dhe në drejtimin e duhur, ndërkohë që je i përqendruar në komunikime të tjera);
  • Neglizhencë në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor;
  • Rritja e konfidencës, e cila mund të çojë në marrjen e rreziqeve.

Efektet e të pirit të alkoolit, ditën tjetër, e bën të vështirë përqendrimin dhe dhënien e makinës në mënyrë të sigurt, dhe mund t’ju shkaktojë që të bini për të fjetur ndërkohë që jeni duke i dhënë.

Një person i cili ka qenë duke pirë alkool mund të mendojë se nëse ato janë vecanërisht të kujdesshëm, ata do të jenë në gjendje që ti japin në mënyrë të sigurt. Megjithatë, alkooli mund të ketë ndikuar në pikëpamjet e tyre dhe përvojën ndaj realitetit. Veprimet dhe reagimet e tyre mund të jenë krejt të ndryshme nga ato që në të vërtetë kërkohen, por ato mund të jenë të pavetëdijshëm sesa aftësitë e tyre të ngarjes janë prekur.

Këshilla për ngarje të sigurt

Nëse keni ndërmend ti jepni makinës, zgjedhja më e sigurt është të mos pini.

Mbani shënim sesa ju pini

Nëse vendosni që të pini, mbani shënim sesa ju pini, duke monitoruar numrin e pijeve standarde që konsumoni çdo orë.

Disa njerëz mund të kenë nevojë për të pirë më pak për të mbajtur përqendrimin e alkoolit në gjak (PAG) nën 0,05 dhe ti japin makinës në mënyrë të sigurt. Zbuloni më shumë rreth PAG.

Limitoni të pirët tuaj

  • Filloni me pije joalkoolike, dhe merrni një pije joalkoolike pas çdo pije të tretë;
  • Shmagni gotat e gjata, sepse ajo e bën të vështirë për të mbajtur një linjë të saktë sesa ju keni konsumuar;

Pages: 1 2