Alkooli: Efektet

Efektet e çdo droge (duke përfshirë alkoolin) ndryshojnë nga njëri person tek tjetri. Nëse alkooli ndikon tek një person varet nga shumë faktorë duke përfshirë moshën, peshën dhe shëndetin e tyre (megjithëse mund të jeni mësuar me pirjen e alkoolit dhe substancave të tjera, duhet të merrni parasysh faktorët që u përmendën më parë ). Efektet e çfarëdolloj droge varen nga sasia e marrë.

Pas disa pijesh – Më i relaksuar, reduktim përqendrimi dhe ngadalësim refleks-esh.

Disa pije më shumë – Më shumë besim, koordinim i reduktuar, të folur nëpër dhëmbë, gjendje ekstreme (p.sh. mërzitje, lumturi, acarim).

Akoma më shumë pije – Konfuzion, vizion (shikim) i paqartë, kontroll i dobët i muskujve.

Akoma më shumë – Përzierje, vjellje, gjumë.

Edhe më shumë – Mundësi për koma ose vdekje.

Nuk ka ndonjë nivel të sigurt për përdorimin e alkoolit. Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera gjithmonë përmban një rrezik (edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte të padëshiruara anësore).

Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm në marrjen e çfarëdo lloj droge, përfshirë alkoolin.

Efektet e menjëhershme

Efektet e alkoolit në tru, ndodhin brenda pesë minutave nga të qenit i dehur.

Doza të ulëta në të moderuara Doza të larta
Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së alkoolit, janë:
  • Të ndjerit i relaksuar;
  • Eufori normale;
  • Koordinim i reduktuar dhe ngadalësim refleksesh;
  • Zvogëlim frenimi;
  • Rritje besimi;
  • Sjellje e papërshtatshme seksuale ose e dhunshme;
  • Vizion i paqartë;
  • Të folur nëpër dhëmbë;
  • Paraqitje e skuqur;
  • Dhimbje koke;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Gjumë.
Kur dikush pi mbi normën e duhur, gjatë një periudhe të shkurtër me qëllimin që të dehet, zakonisht referohet si “qejfli pijesh”. Të qenit qejfli pijesh është e dëmshme për shkak se ajo rezulton në dehje të menjëhershme dhe të rëndë. Kjo gjendje mund t’i detyrojë njerëzit që të marrin rreziqe të panevojshme dhe të vënë veten e të tjerët në rrezik. Disa efekte të zakonshme të qejflinjve të pijeve, janë:
  • Dhimbje koke;
  • Lëkundje;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Koma;
  • Vdekje.

Pasojat

Pages: 1 2 3