Konsumimi i rregullt i alkool-it rrit rrezikun e kancer-it të prostatës (prostata), tregoi një studim i ri, madje edhe në nivele që konsiderohen të sigurta në Shëndetin Kombëtar dhe në Këshillin Kërkimor Mjekësor (NHRMC).

Kërkuesit amerikanë dhe australianë gjetën se meshkujt që pinin më shumë sesa 2 pije standarte në ditë kishin një shans prej 20% më të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të prostatës.

Studimet e mëparshme kanë raportuar gjetje konfliktuale rreth kësaj lidhjeje, megjithatë kur kërkuesit grumbulluan rezultatet e 35 studimeve ata gjetën se konsumi i alkoolit është i lidhur pozitivisht me rrezikun e kancerit të prostatës.

Rreziku i kancerit të prostatës rritej me nivelin e marrjes së alkoolit, dhe në moshë të njëjtë alkooli ishte menduar që të kishte një efekt mbrojtës për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskular-e, thanë autorët.

“Provat e fundit kanë sugjeruar se fuqia e alkoolit mund të ketë qenë e ekzagjeruar”. “Këto gjetje të marra së bashku theksojnë vlerën që burrat duhet të pinë në mënyrë të moderuar.”

Profesori i asociuar Mark Frydenberg, drejtues i departamentit të urologji-së në Qendrën Monash, tha se më përpara alkooli nuk kishte qenë vlerësuar me të vërtetë si një faktor i madh rreziku për kancerin e prostatës, por dieta kishte qenë një nga faktorët kryesorë që ishte vënë re.

“Normalisht, nëse këto gjetje janë të sakta, mbajtja e sasisë së alkoolit në një nivel të moderuar mund të ketë një efekt mbrojtës në zhvillimin e kancerit të prostatës”, tha ai.