Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh

Pages: 1 2 3 4