Amfetaminat: Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Përdorimi i amfetamina-ve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në zhvillimin fetal. Përdorimi i amfetaminës lidhet me gjakrrjedhjen, lindjen para kohe dhe dështimin. Përdorimi i amfetaminës gjatë shtatzënisë është gjithashtu i lidhur me rritjen e rrezikut të anormaliteteve fetale, përfshirë madhësinë e vogël të kokës, probleme me sytë, qiellza e çarë, zhvillim të vonë mendor, defekte në gjymtyrë dhe ndryshime në tru. Amfetamina shkakton gjithashtu rritje të ritmit të zemrës së nënës dhe të bebes.

Nëse amfetamina-t përdoren afër kohës së lindjes së bebes, bebja mund të mos jetë vendosur mirë, të jetë më shumë aktiv se normalja dhe i irrituar. Bebet e nënave që përdorin rregullisht amfetaminë mund të përjetojnë simptoma mbylljeje në vetvete në javët e para pas lindjes.

Të ushqyerit me gji

Për atë se si ndikon amfetamina tek nënat gjatë të ushqyerit të bebeve të tyre me gji nuk dihet shumë. Ka të dhëna se bebet ushqehen keq dhe mund të jenë të irrituara.

Takoni mjekun tuaj dhe profesionistë të tjerë shëndeti nëse merrni apo planifikoni të merrni ndonjë substancë ndërsa jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, përfshirë edhe ilaçet që jepen me recetë ose që i merrni vetë.