Amnezia

Amnezi-a nënkupton humbjen e memories. Paaftësia e përkohshme për të mbajtur mend një emër, është një faktor që të gjithë ne e përjetojmë. Në momentin që ne e kujtojmë emrin, është shumë e vëshirë për të kuptuar sesi ne e harruam. Amnezia në të vërtetë nënkupton një humbje të kujtesës, por jo të një humbjeje të përgjithshme, duke mos mbajtur mend asgjë. Procesi i memories është i vështirë dhe nuk është kuptuar plotësisht. Duket sikur pjesë të ndryshme të trurit janë të përfshira në pjesë të ndryshme të memories.

Shkaqet e amnezisë

Shumë elementë mund të shkaktojnë amnezinë. Kjo përfshin infeksionet dhe dëmtimet e trurit, ilaçet, ataket dhe reduktimin e qarkullimit të gjaku-t, veçanërisht tek njerëzit e moshuar. Në demencë, që shpesh është parë si sëmundja Alzheimer, humbja e memories ndaj ndodhive të fundit është gjëja e parë që vihet re, ndërkohë që memoria e ndodhive të së shkuarës është më e fortë.

Amnezia e përkohshme globale

Një formë alarmante por jo-serioze e amnezisë së përkohshme është e njohur si amnezia e përkohshme globale (TGA). TGA-ja është një ndodhi e përkohshme e humbjes së memories. Njerëzit e prekur janë të moshës së mesme ose të moshuarit. Ato shfaqen shumë normalë, i njohin njerëzit me të cilët ato rrinë dhe mund të kryejnë pa asnjë lloj problemi aktivitete të tilla siç është p.sh. ngarja e makinës. Megjithatë, ato kanë një humbje të thellë të memories dhe nuk janë në gjendje për të mbajtur mend gjërat e kohëve të fundit. Kjo është një gjë shumë e frikshme për tu përjetuar si për njerëzit përreth ashtu sikundër edhe për vetë personin.

Simptomat e amnezisë së përkohshme globale

Njerëzit me amnezi-në e përkohshme globale bëjnë pyetje në mënyrë të përsëritshme dhe shfaqin gjendje ankth-i, nervozizëm dhe hutim. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se ekziston një periudhë e pashpjegueshme që humbet nga kujtesa e tyre.

Shkaqet

Pages: 1 2