Publiciteti rreth trajtimit të impotencë-s me ilaçin Viagra dhe me ilaçe të ngjashme, siç është Cialis dhe Levitra, kanë ngritur interesin e njerëzve në lidhje me çështjen e andropauzës. Ky term shpesh është përdorur për meshkujt e moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërkohë që ato i afrohen kësaj moshe, shumë meshkuj shqetësohen për atë që atyre mund t’u duhet për të përballuar.

A është e njëjtë faza e andropauzës me atë të menopauzë-s së një gruaje?  Tek gratë, menopauza është shenjë e një reduktimi të shpejtë të prodhimit të hormoneve femërore. Kjo mund të prodhojë një sërë simptomash, fizike dhe psikologjike. Simptoma fizike më e dukshme është ndërprerja e periodave.

Me kalimin e viteve edhe prodhimi i hormoneve mashkullore bie. Por, reduktimi zakonisht është gradual, normalisht më pak se 1% në vit. Shumë meshkuj janë bërë prindër edhe në moshën 70 vjeçare.

Çfarë ndodh kur plakemi?

Pa asnjë lloj dyshimi, plakja sjell ndryshime, jo vetëm në trupin e njeriut por edhe në jetën e tyre. Tek meshkujt, me kalimin e viteve reduktohet fortësia fizike dhe dëshira seksuale. Rritja e peshës, rënia e flokëve dhe ndryshimi i lëkurës, janë gjithashtu elemente të plakjes.

Ashtu sikundër ndryshimet fizike, meshkujt pësojnë edhe ndryshime psikologjike. Në moshë të mesme, meshkujt ndërgjegjësohen se pjesa më e madhe e ambicieve të tyre, tashmë janë të vështira për t’u arritur. Kjo shpeshherë mund të lidhet edhe me suksesin në karrierën e tyre.

Disa meshkuj përjetojnë ankth, pasi ato nuk ndihen më tërheqës për partneret e tyre sikurse edhe për seksin e kundërt.

Të gjitha këto elementë prodhojnë një formë depresion-i, e cila sjell si pasojë një sjellje të çuditshme. Fillimi i një marrëdhënieje atraktive me një femër më të re, shpesh ndihmon për shërimin psikologjik të meshkujve.

Meshkujt me të tillë problemesh, kanë nevojë për mbështetje nga familjarët dhe miqtë e tyre. Ato kanë nevojë për ndihmë për të pranuar këtë fazë të re të jetës së tyre dhe për të ripërsëritur shpesh atë që kanë mundur të arrijnë.

Mungesa e testosteronit

Pages: 1 2