Angina

Në botën perëndimore, sulmet në zemër mbeten një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur dhe të parakohshme. Edhe pse disa atake të zemrës shfaqen papritur dhe janë shenjat e para që tregojnë se ekziston një problem në zemër, shumë nga të prekurit do të kenë patur ndonjë shenjë paralajmëruese të njohur si angina.

Çfarë është angina?

Angina është një dhimbje ose ndjenjë shqetësimi në gjoks e shkaktuar nga muskuli i zemrës si rezultat i mos marrjes mjaftueshëm të oksigjenit.

Dhimbja e anginës ndjehet zakonisht në qendër të gjoksit, por mund të përhapet në qafë apo krahë (sidomos krahun e majtë). Ajo ndonjëherë ndihet dhe në supe. Zakonisht vjen gjatë një tendosjeje fizike ose shqetësimeve emocionale dhe ndalon kur pushon së ushtruari ose së ndjeri ankth. Është përshkruar shpesh si një ndjenjë e “ngurtë” ose “presion” dhe mund të ashpërsohet nga një dhimbje e butë në një dhimbje shumë të fortë. Tek gratë, mund të jetë pak më ndryshe: ndonjëherë kanë dhimbje që mund të ndjehen si thika, puls-uese ose të mprehta, të përziera, gulçim dhe dhimbje të barkut.

Shkaqet e anginës

Angina ndodh nga mbingarkesa e punës së zemrës në mënyrë dramatike gjatë ushtrimeve ose stresit, që u kërkon muskujve të zemrës të punojnë më shumë. Për të kryer këtë, muskuli ka nevojë për oksigjen, i cili mbahet në gjak dhe rrjedh në arterie-n koronare. Kur rrjedhja e gjaku-t nëpërmjet këtyre arterieve reduktohet, muskujt e zemrës nuk marrin oksigjen mjaftueshëm. Mënyra më e zakonshme për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut është sëmundja koronare e arteries (e njohur edhe si sëmundja koronare e zemrës), ku arteriet ngushtohen nga depozitat yndyrore.

Faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjes së arteries koronare dhe anginës janë: duhanpirja, diabet-i, presioni i lartë i gjakut ose kolesterol-i i lartë në gjak, mungesa e ushtrimeve, dhe të qenit mbipeshë. Të tjera rreziqe përfshijnë sëmundjet e zemrës me histori familiare dhe plakjen (mbi 45 vjeç për burrat dhe mbi 55 vjeç për gratë).

Trajtimi i anginës

Pages: 1 2