Antibiotikët dhe fëmijët

Antibiotikët janë ilaçe që përdoren për të trajtuar infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Ato janë ilaçe shumë të mira që kanë shpëtuar jetën e shumë fëmijëve me sëmundje serioze si meningjit, pneumoni dhe septikemi (sepsis).

Fëmijët dhe antibiotikët

Shumë prindër shqetësohen nëse fëmijët e tyre kanë nevojë në mënyrë frekuent-e për antibiotikë me recetë. Disa shqetësohen se fëmijët mund të zhvillojnë imunitet ndaj antibiotikëve, ndërsa të tjerë shqetësohen për efektet anësore—duke patur frikë se trajtimi mund të bëjë më shumë keq se sa mirë.

Në më të shumtën e rasteve antibiotikët nuk dëmtojnë fëmijët. Shumë fëmijë kanë nevojë për këto ilaçe për disa javë e ndoshta deri në një muaj, për shkak të infeksioneve kronike në veshka, veshin e mesëm, bajamet e të tjera pjesë të trupit. Duke u përdorur kur duhet, antibiotikët janë midis ilaçeve më të vlefshme.

Bakteret dhe viruset

Jo të tëra infeksionet mund të trajtohen me antibiotikë. Shumë infeksione siç janë shqetësimet e vogla të stomaku-t që shkaktojnë diarre vijnë nga viruset, që mund të shkatërrohen nga vetë mekanizmat mbrojtës të trupit.

Në shumë raste nuk është e mundur të përcaktohet nëse infeksioni vjen nga viruset apo nga bakteret. Kjo kryesisht ndodh në disa infeksione të traktit të sipërm respirator. Këto infeksione që shkaktojnë lëndime të fytit, kollë, rrufë, dhimbje veshi etj, janë të zakonshme. Shumë fëmijë, kryesisht kur fillojnë të luajnë me fëmijë të tjerë, mund të kenë deri në mesatarisht 6 infeksione të tilla në vit.

Kur janë të nevojshëm antibiotikët?

Vendimi për rekomandimin e një antibiotiku varion nga mjeku në mjek dhe nga pacienti në pacient. Në vendim ndikojnë  zgjatja dhe shpeshtësia e sëmundjes ashtu sikundër edhe prezenca e faktorëve të tjerë komplikues. Disa teste mund të jenë të nevojshëm për të gjetur se cili mikrob e shkakton infeksionin.

Cili antibiotik është i përshtatshëm?

Pages: 1 2