Suplementet antioksidante janë përdorur gjerësisht ndërmjet grave me kancerin e gjirit, pavarësisht nga shqetësimet që suplementet mund të kenë tek trajtimet.

Studimi i parë për shqyrtimin e përdorimit të suplementeve në faza të ndryshme të trajtimit të kancerit të gjirit gjeti se 39% e pacientëve përdornin antioksidantë si një zëvendësues për kemioterapinë, 42% gjatë rrezatim-it dhe 62% gjatë terapisë Tamoxifen (Kancer 2009; në shtyp).

Më shumë se 750 pacientë – anëtarë të Studimit të Kancerit të gjirit në SHBA – u pyetën në lidhje me përdorimin prej tyre të suplementeve, 6 vjet pas trajtimit.

Kërkuesit gjetën se përdoruesit antioksidantë ishin më të prirur për të qenë të vetëdijshëm për shëndetin para diagnozë-s, me marrje në sasi të lartë të frutave dhe perimeve, dhe përdorim të produkteve bimore dhe praktikave mendje – trup.

Profesori i Asociuar John Boyages, drejtor i Institutit Westmead për kancerin e gjirit, tha se një qasje “praktike” ishte e nevojshme në rastin e mungesës së një kërkimi të mirë të rezultateve të kancerit të gjirit me përdorim të lartë antioksidantësh.

Këshilla aktuale për pacientët që bëjnë kemioterapi është shmangia e suplementeve ditën para trajtimit, ditën e trajtimit dhe një ditë pas.

Ndërkohë, ngrënia e ushqimeve natyrale të larta me antioksidantë, të tilla si arra, manaferra dhe një shumëllojshmëri perimesh, është e inkurajuar si pjesë e shërimit të kancerit të gjirit.