Ajri normal që ne thithim kryesisht është i përbërë nga gazi i nitrogjenit, me vetëm 20% oksigjen. Disa njerëz me gjendje mjekësore të caktuara, të cilat ndikojnë në frymëmarrjen e tyre, kanë nevojë për një përqendrim më të lartë oksigjeni dhe përdorin suplemente oksigjeni (ekstra) në shtëpi, si pjesë e trajtimit të tyre.

Terapia e oksigjenit në shtëpi

Ekzistojnë 2 pajisje kryesore për terapinë e oksigjenit në shtëpi:

  • Koncentruesit e oksigjenit, që filtrojnë nitrogjenin jashtë ajrit, duke siguruar pothuajse gjithmonë oksigjen të pastër; dhe
  • Cilindrat e oksigjenit, që përmbajnë gaz të kompresuar oksigjeni.

Terapia e oksigjenit në shtëpi është konsideruar si ilaç. Nëse jeni duke përdorur oksigjenin në shtëpi, është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e mjekut, që shpjegon se kur duhet të përdorni oksigjenin dhe normën e rrjedhjes që duhet të përdorni. Kostoja e terapisë së oksigjenit në shtëpi subvencionohet nga qeveria për njerëzit të cilët i plotësojnë rreptësisht kriteret e përshtatshmërisë.

Siguria e apareteve të oksigjenit

Oksigjeni është i sigurt, një gaz joeksploziv kur përdoret siç duhet. Megjithatë, çdo material që është duke u djegur do të digjet më shpejt dhe më ngrohtë në një mjedis të pasur me oksigjen, kështu që masat e mëposhtme duhet të merren në konsideratë kur përdoret oksigjen në shtëpi.

  • Mbani oksigjenin të paktën 3 metra larg çdo flake ose burimi nxehtësie, siç janë qirinjtë ose aparatet e gazit, ose nga çdo gjë që mund të shkaktojë një shkëndijë;
  • Mos pini cigare ose mos lejoni asnjë person që të pijë pranë aparateve të oksigjenit;
  • Shmangni përdorimin e çfarëdolloj gjëje të djegëshme pranë oksigjenit, duke përfshirë benzinën ose sprajet;
  • Mos lejoni lëngjet alkool-ike, vajin ose yndyrat për të ardhur në kontakt me aparatet e furnizimit me oksigjen;
  • Kontrolloni që të gjitha pajisjet elektrike në afërsi të oksigjenit të jenë të bazuara siç duhet (tokëzuara);
  • Shmangni përdorimin e pajisjeve elesktrike, të tilla si tharëse flokësh dhe makina rrojesh, ndërkohë që oksigjeni është në punë;
  • Sigurohuni që të keni alarme tymi në shtëpinë tuaj;

Pages: 1 2