apandesiti

Apendicit-i është inflamacion i apendiksit. Apendiks-i është një qese e shkurtër dhe e ngushtë e zorrëve, që është e mbyllur në një nga fundet. Apendiksi lind nga zorra e trashë.

Në rastin e apendicitit, apendiksi inflamohet, skuqet dhe infektohet. Apendiksi mund të formojë një absces (një koleksion qelb-i) ose madje edhe plasje, duke përhapur infeksionin nëpër zgavrën e barkut dhe duke shkaktuar peritonit (një gjendje shumë e rëndë që përfshin inflamacionin e membranë-s në linjat e brendshme të murit të barkut dhe në organ-et e brendshme).

Apendicit-i prek kryesisht fëmijët e rritur dhe të rinjtë (më shpesh ato të moshës 10–30 vjeç), por ai gjithashtu mund të ndodhë në çfarëdolloj moshe.

Shkaqet

Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e shkakton apendicitin. Ndonjëherë  ai ndjek një bllokim në të hapurën e apendiksit ose një infeksion gastrointestinal.

Simptomat e Apendicitit

Pjesa më e madhe e njerëzve me apendicit do të përjetojnë ngërçe dhe dhimbje barku. Kjo zakonisht fillon në mes të barkut, rreth kërthizës. Në pjesën më të madhe të rasteve, dhimbja zakonisht përkeqësohet, bëhet e vazhdueshme dhe zbret poshtë, në anën e djathtë të poshtme të barkut. Shpesh dhimbja përkeqësohet me lëvizjen–ecjen, lëvizjen në krevat dhe madje edhe me kollën.

Simptomat e tjera përfshijnë:

  • Humbje të urisë;
  • Përzierje;
  • Të vjella;
  • Temperaturë; dhe
  • Kapsllëk ose diarre.

Disa njerëz nuk i përjetojnë këto simptoma tipike të apendicitit. Gratë shtatzëna dhe fëmijët kanë shumë mundësi që ta shpjegojnë dhimbjen në zona të ndryshme të barkut.

Diagnostikimi

Doktori do t’iu pyesë rreth simptomave dhe do t’iu bëjë ekzaminime fizike, duke përfshirë ekzaminimin e barkut.

Njerëzit me apendicit zakonisht përjetojnë ndjeshmëri dhe ankohen për dhimbje, kur presioni është aplikuar në anën e djathtë e të ulët të barkut. Mjekët gjithashtu do të shikojnë për “ndjeshmërinë e reagimit” – dhimbje të mprehta, në pjesën e poshtme e të djathtë të barkut, që ndodhin kur presioni është aplikuar në zonë.

Pages: 1 2