Arrat mund të zvogëlojnë nivelin e kolesterolit

Ngrënia e arrave mund të reduktojë nivelin e kolesterol-it dhe mund të ofrojë një strategji të lirë dhe efektive për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve së zemrës.

Kërkuesit spanjollë kanë zbuluar se të ngrënit e 67 gr arra në ditë redukton nivelin e kolesterolit me 5.1 % dhe të kolesterolit LDL (llojit të keq të kolesterolit) me 7.4 %.

Njerëzit me një masë trupore të vogël dhe të shëndetshme kishin përfitime më të mira, këtu përmendim edhe ato njerëz që konsumonin dietat perëndimore ose dietat me pak yndyra.

Analizat sollën të dhëna nga studimet e 583 meshkujve dhe femrave. Studimet zgjatën 3–8 javë dhe përfshinë edhe dieta të ndryshme, duke inkluduar në dietë edhe bajamet, stikat, lajthitë etj.

Në analizat finale, arrat nuk kishin asnjë ndikim në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Përgjithësisht, konsumi i arrave përmirësonte nivelet totale të kolesterolit nga një mesatare prej 0.28 mmol/l dhe të kolesteroli LDL nga 0.26 mmol/l.

Arrat gjithashtu përmirësonin kolesterolin LDL me 0,22 (8.3 %) dhe të kolesterolit total ndaj raportit të kolesterolit HDL me 0.24 (5.6 %).

Megjithatë, konsumimi nuk ndikonte dukshëm në nivelet e kolesterolit HDL dhe nivelet e triglicerideve, me përjashtim të atyre me nivel të lartë trigliceridesh (trigliceridet janë një lloj yndyre në gjak).