Artritet: Adaptimi me vendin e punës

Nëse keni artrit, ju mund të ndjeni lodhje dhe padurim, ju mund të keni dhimbje dhe të ndjeni lodhje shumë shpejt. Kjo do të thotë se artriti do ketë ndikim në punën tuaj. Në çfarë mase, kjo varet nga tipi dhe shpeshtësia e artritit dhe sa shumë ndihmë ju duhet që të vazhdoni të kryeni punën, nëse vazhdimësia e saj është një opsion.

Terapia okupacionale

Terapistët okupacionalë mund të ofrojnë këshilla për vendin e punës për të ndihmuar njerëzit me artrit të punojnë në mënyrë sa më konforte që të jetë e mundur.

Psh. në varësi të tipit të artritit dhe të nyjeve të prekura, ju mund të merrni ndihmë për të gjetur opsionet më të përshtatshme për mbrojtjen e nyjeve për të reduktuar deformim-in që mund të ngjasë (p.sh. në duar). Është e rëndësishme që të marrësh këshilla sa më herët në mënyrë që dëmtimi i nyjeve të jetë minimal.

Pyetje për ju

Ju mund të jeni duke punuar dhe duhet të kërkoni një punë të re ose keni qenë sëmurë për një kohë të gjatë dhe doni që të ktheheni përsëri në punë. Artriti është i paparashikueshëm dhe ka disa pyetje që duhet ti përgjigjeni në fillim.

  • A jam mjaftueshëm mirë për të punuar?
  • Nëse po, çfarë lloj pune mund të bëj?
  • A më duhet ndihmë për të bërë punën time apo duhet të nis një punë të re?
  • A duhet t’i them punëdhënësit apo ndonjë punonjësi që unë kam artrit?

Punonjësit

Shumë punonjës nuk e kanë fare idenë në lidhje me nevojat që mund të ketë dikush me artrit në vendin e punës. Ata mund të kenë kujdes vetëm nëse shfaqen shenja si skuqje të syve dhe ënjtje dhe shumica e tyre tregojnë kujdes. Por në diagnozat e hershme, disa simptoma janë thjesht lodhje dhe dhimbje, që janë më pak të dukshme, dhe punonjësit mund të mos tregojnë shumë kujdes.

Terapisti okupacional mund të vizitojë vendin e punës dhe të rekomandojë opsionet dhe burimet për njerëzit që e kanë atë, ose për ata që sapo diagnostikohen me artrit por duan të kthehen në vendin e punës. Ata mund të diskutojnë me punëdhënësit për vështirësitë, opsionet dhe kërkesat e punësimit të një personi me artrit.

Pages: 1 2 3