Kur njerëzit thonë se kanë “artrit” ata zakonisht nënkuptojnë tipin më të zakonshëm të artriteve, osteoartritin. Por, disa njerëz mund të kenë edhe artrit reumatoid, që janë kushte inflamatore kronike të nyjeve.

Osteoartrit-et konsiderohen ndonjëherë edhe si “probleme mekanike” të nyjeve. Ato dëmtojnë kërc-in dhe shpesh edhe pa krijuar inflamacion. Tjetër faktor që prek kërcin është metabolizimi, por ky shpjegim i thjeshtë përshkruan edhe rezultatin përfundimtar. Nyjet që preken më shpesh janë ato që mbajnë peshën trupore si ato të gjunjëve dhe legenit, por edhe ato të gishtave. Shumë njerëz nuk preken seriozisht, por osteoartritet mund të çojnë në paaftësi dhe dhimbje serioze.

Simptomat e artritit

Njerëzit zakonisht ankohen për dhimbje në nyjen e prekur. Dhimbja përgjithësisht përshkruhet si një dhimbje e thellë që është e vështirë të lokalizohet. Nyjet e prekura zakonisht nuk janë të ngrohta ose të infektuara deri sa osteoartriti është në një fazë shumë të avancuar.

Ushtrimet e përkeqësojnë dhimbjen, pushimi e lehtëson atë, por inaktiv-iteti i zgjatur i ngurtëson ato. Ngërçi i mëngjesit është i zakonshëm, por zakonisht zgjat më pak se 30 minuta. Me zhvillimin e tij, osteoartriti mund të jetë ekstremisht i dhimbshëm për personin kur ai qëndron në këmbë dhe kur hyn e del nga makina, veçanërisht kur janë gjunjët të prekura. Osteoartritet mund të vijnë dhe ikin, me periudha kur ka pak ose aspak dhimbje. Disa njerëz identifikojnë kohën kur dhimbja përkeqësohet, p.sh. në kohë me lagështirë.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse:

  • Ju keni dhimbje shpine;
  • Dhimbja është e shpeshtë dhe ndodh papritur, ose afekton lëvizjet;
  • Dhimbja përkeqësohet pas 2–3 ditësh;
  • Nyja është e skuqur, e inflamuar ose e ënjtur, sepse mund të indikojë një tjetër kondicion mjekësor, si artrit reumatoid ose cermë;
  • Ju nuk ndiheni mirë në përgjithësi, krahasuar me dhimbjen, sepse mund të jetë problem infeksioni, p.sh. në artritet septik-e;
  • Ka dhimbje djegëse, nga rrëzimi dhe kjo mund të shkaktojë dëme që kërkojnë diagnozë të mëtejshme.

Pages: 1 2