Artritet dhe moti

Lidhja e pranuar midis sëmundjeve dhe motit datohet afërsisht 400 vite p.e.s, theksuar nga Hipokrati. Që nga ajo kohë ka opinione konfliktuale në këtë çështje dhe ende nuk ka marrëveshje universale se ka apo jo ndonjë efekt moti në kushtet e artritit.

Kushtet mjekësore që janë raportuar si sensitiv-e për ndryshimet e motit përfshijnë: artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid), osteoartrit-et, dhimbjen e fundshpinës, cermë, dhimbjen e gjymtyrëve në përgjithësi, dhimbjet therrëse, dhimbje koke, nevralgji trigeminal-e dhe dhimbje të ndikuara nga çrregullimet e gjendjes shpirtërore.

Megjithatë, ndër shumë investigime që kanë ekzaminuar marrëdhëniet midis motit dhe dhimbjes, një pjesë e mirë e tyre kanë shqyrtuar njerëzit me artrit. Besohet se nyjet që preken më së shumti janë gjunjët, shpatullat, ijet dhe gishtërinjtë.

Studimet shkencore

Edhe pse disa studime kanë gjetur lidhje midis artriteve dhe motit, të tjera studime nuk e kanë treguar këtë. Është shumë e vështirë që të qartësohet që e keni gjetur marrëdhënien shkak dhe pasojë në këto studime dhe kjo për mjaft arsye:

  • Ka shumë tipe të ndryshme artriti.
  • Studimet kanë tentuar që të fokusohen në dhimbjen e raportuar nga pacientët dhe jo në testet e gjaku-t ose në ekzaminimet nga ana e mjekëve. Kështu që informacioni ka qenë më shumë subjektiv sesa i matshëm në mënyrë direkte.
  • Një varietet i madh i variablave meterologjikë që mund të përfshihen – siç mund të jenë: temperatura, presioni barometrik, rënia e shiut, lagështira, aktiviteti i shtrëngatave, koha me diell, niveli i jonizimit të ajrit.

Disa kërkues nuk janë të bindur për lidhjen midis motit dhe dhimbjes, dhe mendojnë se njerëzit tentojnë të shikojnë për çështje që nuk ekzistojnë. P.sh. një person mund të ketë një përvojë kur dhimbja intensive rastis me mot të keq dhe kjo është e mjaftueshme për ta që të besojnë se këto të dyja janë të lidhura.

Arsyet se përse simptomat e artritit mund të ndikohen nga moti

Ka disa faktorë që mendohet se shpjegojnë një lidhje të mundshme midis motit dhe simptomave të artritit.

Temperatura

Pages: 1 2 3