Artritet: Ndihma dhe pajisjet për ndihmë

Të kesh artrit nuk do të thotë patjetër që jeni të kufizuar në veprimtaritë e përditshme — ka një varietet të produkteve që ndihmojnë në përballimin e stilit të jetesës dhe në kryerjen e punëve të thjeshta dhe praktike në shtëpi, pajisje të dizenjuara për të reduktuar dhimbjen që shoqëron artritin dhe përmirësojnë rehatinë, sigurinë dhe aftësinë për të kryer këto detyra.

Në shtëpi

Shumë njerëz me artrite të shpeshta preferojnë të jetojnë në shtëpi me një kat për të evituar ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, por ndryshimi i shtëpisë nuk është gjithmonë e mundur. Ju mund të dëshironi të eksploroni opsionin e ashensorit, në varësi të kufizimeve që mund të keni sipas kushteve të shtëpisë. Produkte të tjera që mund të ndihmojnë në realizimin e pavarësisë tuaj përfshijnë:

  • Doreza të ndryshme dhe mbajtëse;
  • Gërshërë speciale të dizenjuara me doreza të mëdha;
  • Mbajtëse librash që evitojnë shqetësimet e kyçeve të duarve dhe nyjeve;
  • Kapëse objektesh (pajisje në formë mashe që ndihmojnë në arritjen dhe mbajtjen e objekteve më lehtë);
  • Mbajtëse gome për lapsat dhe stilolapsat. Kjo do të thotë që nuk duhet t’i shtrëngosh ato shumë fort;
  • Karrige lëvizëse, që mund të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuar në lëvizje;
  • Fshesa dhe kaci të gjata për të evituar përkuljen,

Flisni me mjekun ose terapistin okupacional në lidhje me instalimin e mbajtëseve dhe pajisjeve të tjera nëpër shtëpi për të siguruar që ato të vendosen në vendet më të përshtatshme dhe të mbajnë peshën tuaj.

Të vishesh

Kjo detyrë e thjeshtë mund të fillojë të sjellë një ndryshim për njerëzit me artrit, por bërja e përpjekjeve për t’u perfeksionuar mund të sjellë një përmirësim të madh. Pajisje ndihmëse për këtë përfshijnë:

  • Mbyllëse kopsash dhe zinxhirësh;
  • Veshëse çorapësh, një pajisje që ndihmon në veshjen e çorapeve;
  • Pajisje për të veshur këpucët;
  • Krëhër me mbajtëse të gjatë dhe gërshërë të gjëra.

Në kuzhinë

Ka shumë produkte që garantojnë se artriti nuk ju dizavantazhon në kuzhinë. Këto përfshijnë:

  • Pastrues, pajisje dhe thima ergonomike;
  • Mbështetëse dhe mbajtëse të parrëshqitshme;

Pages: 1 2 3