Artritet: Përballimi i emocioneve

Ju jeni diagnostikuar me artrit dhe e pret ose jo kjo mund të jetë shkatërruese. Të mësosh se ke sëmundje kronike të çfarëdolloji mund t’i çojë emocionet tuaja në një spirale ankthi dhe depresioni.

Sipas një studimi të fundit, më shumë se 2/3 e njerëzve me artrit kanë thënë se kushtet e tyre janë ndikuar edhe emocionalisht. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë me dhimbje të vazhdueshme kanë 4 herë më shumë shanse të kenë ankth dhe depresion sesa njerëzit që jetojnë pa dhimbje.

Disa nga simptomat e depresionit përfshijnë të ndjerit keq ose në gjendje të rënë moralisht në pjesën më të madhe të kohës, humbje të interesit dhe kënaqësive për veprimtari të zakonshme, të ndjerit pa ndihmë dhe të vetmuar, luhatje të gjendjes shpirtërore, lodhje, përgjumje dhe mungesë oreksi.

Shumë nga ata që janë diagonostikuar kohët e fundit me artrit mund të ndiejnë një sens të humbjes së të ardhmes që ata kishin planifikuar dhe realizimin e planeve të jetës që tani kanë ndryshuar.

Është e zakonshme që për ata që diagnostikohen me osteoartrit dhe artrit reumatoid të ndjejnë frikë për të ardhmen, p.sh. mundësia për të qëndruar në karrige tërë jetën dhe imagjinata sesi do të ndikojë kjo në jetën dhe karrierën.

Në disa raste, njerëzit që janë diagnostikuar kohët e fundit mund të kenë frikë nga ilaçet që duhet të marrin dhe çfarë impakti do kenë ato në jetën e tyre.

Çdo sëmundje kronike përfshin humbje: në rastin e artriteve, humbja e aktiviteteve që kemi dashur dhe e imazhit. Ne shpesh mendojmë se jemi ata që jemi sepse bëjmë ato që bëjmë. Ky imazh i vetes tashmë ka ndryshuar dhe ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë dhe si të ecim përpara me këtë.

Shumë njerëz mendojnë se e folura me dikë që ka patur frikë të njëjtë apo të ngjashme dhe përvoja të ngjashme me artritet mund të ndihmojë. Edhe grupet lokale të mbështetjes për artritin mund të ndihmojnë.

Pages: 1 2