Artritet: Terapitë fizike

Një numër profesionistësh të shëndetit dhe praktikues ofrojnë terapi fizike si një mënyrë për lehtësimin e dhimbjeve të shoqëruara nga artritet. Këto përfshijnë fizioterapinë dhe akupunkturën.

Fizioterapia

Fizioterapi-a përdor një gamë të gjerë teknikash për trajtimin e dhimbjes, dëmtimeve dhe mobilitetit të pakët që përjetojnë njerëzit me artrit. Këto mund të përfshijnë termoterapi-në (aplikimin e ngrohtësisë dhe të së ftohtës), masazh-in, mobilizimin e nyjeve dhe përmirësimin e qëndrimit dhe zhvillimin e programeve të ushtrimeve.

Balneoterapia (banjat minerale ose terapia spa)

Balneoterapi-a (banjat minerale ose terapia spa) përdoret në artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid) dhe osteoartritet. Një rishikim i provave klinik-e në balneoterapi për artritet reumatizmale konkludoi që edhe pse mjaft nga përfundimet ishin pozitive, të dhënat shkencore ishin të pakta dhe provat e ardhshme duhet që të evitojnë të metat e studimeve të mëparshme. Një rishikim i provave të balneoterapisë për osteoartritet konkludoi se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se banjat minerale përmirësojnë funksionin fizik ose cilësinë e jetës. Siguria e balneoterapisë ende nuk është studiuar mirë.

TENS

Stimul-imi nervor elektrik transkutanoz (TENS- në anglisht) është një formë e terapisë elektrike e përdorur nga fizioterapistët. Disa studime tregojnë se TENS ka qenë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e forcës së muskujve në njerëzit me artrit reumatoid në duar dhe kyçet e duarve, ndërsa studime të tjera nuk kanë treguar të tilla përfitime. Ngjashmërisht, një rishikim i studimeve klinike të TENS në njerëz me osteoartrit të gjurit nuk arriti të tregonte efektivitetin e trajtimit pasi studimet ishin të paplota dhe rezultatet ishin konfliktuale. Më shumë kërkim është i nevojshëm për të qartësuar përfitimet e përdorimit të TENS në artrite.

Terapia me lazer me nivel të ulët

Pages: 1 2 3