Aspirina - e marrë çdo ditë, mund të ulë rrezikun e kancerit të vezoreve me 20%!

Një studim i ri tregon se marrja e përditshme e aspirinës zvogëlon rrezikun e një femre për tu prekur nga kanceri i vezoreve. Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit në Amerikë, analizuan të  dhëna të mbledhura nga 12 studime që përfshinin rreth 8000 gra me kancer të vezoreve dhe rreth 12000 gra që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, për të përcaktuar si ndikon përdorimi i aspirinës apo medikamenteve të tjera antiinflamatore josteroidale si dhe acetamonofen (paracetamol), tek shkalla e rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri i vezoreve.

Gati 18% e femrave përdornin aspirinë rregullisht, 24% përdornin barna antiinflamatore josteroidale që nuk përmbajnë aspirinë (këtu përfshihen medikamentet si ibuprofen dhe naproksen) dhe 16% e tyre merrnin acetaminofen. Studimi arriti të zbulojë se ato që merrnin aspirinë kishin 20% shanse më pak se femrat e tjera për tu prekur nga kanceri i vezoreve.

Risku ishte 10% më i ulët për gratë që përdornin medikamente antiinflamatore josteroidale të paktën një herë në javë, krahasuar   me ato që i merrnin më rrallë. Megjithatë, kërkuesit thanë se ky ndryshim nuk ishte i rëndësishëm statistikisht. Studimi nuk tregoi asnjë lidhje mes acetaminofenit dhe riskut të kancerit të vezoreve. Ky studim u publikua në 6 shkurt në  gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit.

Shkencëtarët pjesëmarrës thanë se këto zbulime i shtohen listës në rritje të sëmundjeve tek të cilat përdorimi i aspirinës ndihmon për tu mbrojtur. Gjithsesi, edhe pse studimi tregon qartë një lidhje mes aspirinës dhe uljes së riskut për tu prekur nga kanceri i vezoreve, nuk vërtetohet asnjë lidhje shkak-pasojë.

“Studimi ynë tregon se marrja e vazhdueshme e aspirinës, e cila është provuar që mbron nga ataku në zemër, mund dhe të zvogëlojë rrezikun e një kanceri të vezoreve”, tha Britton Trabert, pjesëtar i Institutit Kombëtar të Kancerit, në departamentin e epidemiologji-ve, në një deklaratë për shtyp.

Pages: 1 2