Astma: A ju ndihmon noti?

Të paturit e astmës nuk do të thotë që ju duhet të shmangni ushtrimet. Një jetë e shëndetshme dhe të qenit në formë janë faktorë të rëndësishëm në menaxhimin e astmës efektivisht. Nëse ju jeni në formë, ju mund të keni shumë pak atake të astmës.

Pse është të notuarit një ushtrim i mirë për njërëzit me astmë?

Të notuarit mund të jetë një ushtrim shumë i mirë për njerëzit me astmë pasi ju merrni frymë në ajër të ngrohtë dhe të lagësht, pasi ajri i thatë mund të shkaktojë simptoma të astmës. Të notuarit gjithashtu mund t’ju ndihmojë që të zhvilloni ushtrime të mira të frymëmarrjes.

Gjimnastika në ujë i përshtatet shumë të moshuarve, pasi kështu nuk ushtrojnë stres mbi nyjet peshëmbajtëse siç janë gjunjët.

A mund të shkaktojnë ushtrimet një atak të astmës?

Ushtrimi është një shkaktar për shumë njerëz me astmë: të paktën 50% e njerëzve me astmë që përdorin thithësin e ilaçeve kortikosteroide zbulojnë se ushtrimet mund të sjellin simptoma të astmës. Gjithsesi, të qenit në formë mund të zvogëlojë frekuencën e nxitjes së ushtrimeve të astmës, dhe një ngrohje e mirë mund t’ju ndihmojë të parandaloni simpomat gjatë ushtrimeve.

Nëse ju përjetoni simptoma të astmës, ndërkohë që notoni ose gjatë ushtrimeve të një lloji tjetër, ju duhet të:

  • Të ndaloni ushtrimet dhe të pushoni;
  • Të merrni 4 kompresa të veçanta nga ilaçi juaj qetësues; dhe
  • Mos të vazhdoni me ushtrimet derisa ju të merrni frymë pa vështirësi dhe të mos keni simptoma të astmës.

Nëse simptomat nuk largohen, ose rikthehen përsëri kur ju rifilloni notin (ose ushtrime të tjera), ju mund të keni nevojë për kujdesin e ndihmës së parë për simptomat e astmës, kështu që ju duhet të ndiqni planin 4 x 4 x 4:

  • Merrni 4 kompresa nga qetësuesit tuaj, një kompresë në çdo kohë, me 4 frymëmarrje pas çdo komprese;
  • Prisni 4 minuta, dhe nëse nuk ka përmirësim, merrni përsëri 4 kompresa;
  • Nëse përsëri nuk ka asnjë ose ndopak përmirësim, thërrisni menjëherë ambulancën, dhe vazhdoni me 4 kompresa çdo 4 minuta derisa të vijë ndihma.

Pages: 1 2 3