Astma: Bebet në çerdhe jo me më pak mundësi për të zhvilluar astmën në fëmijëri

Tendenca e të shkuarit në çerdhe gjatë fëmijërisë nuk është protektive ndaj astmës në fëmijërinë e vonë, treguan kërkuesit (Am J Respir Crit Care Med, në shtyp).

Pavarësisht sugjerimeve që kujdesi i fëmijëve mund të ulë zhvillimin e mëvonshëm të sëmundjes së alergji-ve, një studim gjerman në rreth 4000 fëmijë nuk gjeti rënie në hiper-reagimin e frymëmarrjes (ndjeshmërinë e frymëmarrjes), alergjisë apo astmës ndërmjet atyre që ndoqën kujdesin ndaj fëmijëve.

Studimi, i cili pasoi fëmijët deri në moshën 8 vjeç, ishte i pari për të parë lidhjet ndërmjet kujdesit të fëmijëve dhe hiper-reagimit të frymëmarrjes. Ata gjetën se fëmijët që ishin në çerdhe dhe më të rinj se 2 vjeç zhvilluan vështirësi në frymëmarrje në krahasim me fëmijët që nuk kishin shkuar asnjëherë në çerdhe.

Vështirësia në frymëmarrje rregullohej në moshën 4 vjeçare kështu që kishte më pak përdorim të steroideve ndërmjet moshës 4 dhe 8 vjeç. Megjithatë, në moshën 8 vjeçare nuk kishte asnjë prevalencë në rënie të simptomave të astmës në këta fëmijë. “Kujdesi ditor thjesht duket se zhvendos barrën e sëmundshmërisë respirator-e në një moshë më të hershme, ku ajo është më e mundimshme se në një moshë të mëvonshme”, përfunduan kërkuesit.

Mjeku Pediatër i frymëmarrjes Profesori Nick Freezer, drejtori i mjekësisë të Fëmijëve Monash në Qendrën Jugore në Melburn, tha se studimi konfirmon rolin e viruseve në zhvillimin e astmës tek të rinjtë.

“Konfirmohet se të shkuarit në çerdhe rrit mundësinë e shkaktimit  dhe zhvillimit të vështirësisë në frymëmarrje, dhe ky është pikërisht rasti nëse keni vëllezër ose motra më të rritur pasi ju mund të dyfishoni rrezikun”, tha Profesor Freezer, gjithashtu zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Astmës.