Astma bronkiale është një mënyrë tjetër për të identifikuar astmën e zakonshme . Termi “bronkial” përdoret për të dalluar atë që mjekët e quajnë astma “kardiake”, e cila nuk është astmë e vërtetë, por vështirësi e frymëmarrjes e shkaktuar nga dështimi i zemrës. Edhe pse të dy situatat kanë simptoma të ngjashme, duke përfshirë frymëmarrje të shkurtër dhe gulçim (një tingull si fishkëllimë në gjoks), ato kanë shkaqe krejt të ndryshme.

Astma kardiake

Në astmën kardiake, efikasitetit i pompimit të reduktuar në anën e majtë të zemrës çon në krijimin e lëngjeve në mushkëri (edema pulmonare). Ky lëng i krijuar mund të shkaktojë marrje fryme dhe gulçim. Astma kardiake ka simptoma shumë të ngjashme me astmën bronkial-e. Simptomat kryesore dhe shenjat e astmës kardiake janë:

  • Marrje fryme me ose pa gulçim;
  • Kollë;
  • Frymëmarrje të shpejtë dhe të cekët;
  • Një rritje të presionit të gjaku-t dhe ritmit të zemrës; dhe
  • Një ndjenjë  frike.

Forma që merr shkurtimi i frymëmarrjes ndihmon mjekët të përcaktojnë llojin e astmës që keni – njerëzit me astmë bronkiale kanë tendencë të përjetojnë marrje fryme herët në mëngjes, ndërsa njerëzit me dështim të zemrës dhe astmë kardiake shpesh zgjohen pa frymë disa orë pasi kanë rënë për të fjetur, dhe duhet të ulen drejt për të rregulluar frymëmarrjen. Kjo ndodh për shkak se njerëzit me dështim zemre të cilët qëndrojnë shtrirë për periudha të gjata, akumulojnë lëngje në mushkëri që çojnë në marrje fryme.

Si astma bronkiale dhe ajo kardiake mund të shkaktojnë frymëmarrje të shkurtuar kur shfaqen. Në astmën bronkiale, simptomat shkaktohen zakonisht në një nga ushtrimet e fuqishme dhe kanë tendencë të përkeqësohen më shumë pas ushtrimeve, sesa gjatë tyre. Nga ana tjetër, astma kardiake tenton të ndodhë gjatë ushtrimeve më pak energjike – dikush me dështim zemre mund të pësojë frymë të shkurtër duke ngjitur shkallët, ose në raste të rënda, duke u veshur.

Pages: 1 2 3