Për shumë njerëz me astmë është një alergji që sjell (shkakton) simptomat e astmës. Në fakt, alergjitë janë një shkaktar i astmës në 70–90% të njerëzve me astmë.

Në këtë situatë, ekspozimi ndaj substancave ndaj të cilave jeni alergjikë (alergjenët) konsiderohe të jetë shkaku i astmës. Reaksioni alergjik që shkakton astmë mund të variojë nga i butë deri në kërcënim për jetën.

Pasja e astmës nga një alergji mund të tregojë se duhet të keni edhe shenja të tjera të alergjisë, si ekzema dhe alergji nga barërat, pasi të jeni ekspozuar ndaj alergjen-it. Kjo për shkak të një tendence për të zhvilluar alergjinë që quhet atopi.

Si zhvillohet alergjia?

Zhvillimi i alergjisë zakonisht përfshin:

  • Në radhë të parë tendencën gjenetike për të zhvilluar alergji;
  • Ekspozimin në mënyrë të përsëritur ndaj sasive të vogla të alergjenit, shpesh në moshë të re, dhe fillon dhe bëhesh i ndjeshëm ndaj tij — që quhet “ndjeshmëri”.

Ndjeshmëria përfshin sistemin imun që reagon në mënyrë jonormale gjatë ekspozimit ndaj një substance të dëmshme, alergjenit (p.sh. polen-i ose pluhuri i shtëpisë), duke zhvilluar antitrupa specifike kundër tyre. Këto antitrup-a krijohen që të luftojnë invaduesit që shkaktojnë sëmundje si p.sh. parazitët e zorrëve. Tipi i antitrupit të prodhuar në një reaksion alergjik quhet antitrupi IgE (imunoglobulina E).

Pas një ekspozimi të përsëritur ndaj substancës helmuese, sistemi imun fillon dhe bëhet i ndjeshëm dhe ndjeshmëria ndaj asaj substance rritet. Trupi juaj tashmë e trajton substancën si invadues të dëmshëm. Kontakti i mëtejshëm me alergjen-in do të rezultojë në hedhjen në veprim të antitrupave IgE në atë që quhet një “reaksion alergjik të ndërmjetësuar IgE” — antitrupi juaj IgE shpërndan një seri reaksionesh kimike në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo mund të çojë në astma tipike me simptomat e gulçimit, kollës, ftohjes dhe dhimbjes në gjoks ose me vështirësi në frymëmarrje dhe tek disa njerëz edhe në simptomat e astmës.

Shkaktarët e astmës: alergji apo jo?

Pages: 1 2 3 4 5