Astma dhe kafshët shtëpiake

Për shumë njerëz me astmë, kryesisht fëmijë, është një alergji që sjell (“shkakton”) simptomat e astmës së tyre.

Në këto kushte, ekspozimi ndaj substancat përkundrejt të cilave jeni alergjik (“alergjeni”) konsiderohet të jetë shkaktar i astmës. Për shumë njerëz me astmë, prekja dhe ledhatimi i një kafshe, ose edhe thjesht qëndrimi në të njëjtin mjedis me kafshët shtëpiake mund të shkaktojë një reaksion.

Kjo për shkak të një alergjeni të kafshës (copa lëkure ose fije nga gëzofi i tyre), ose edhe pështyma apo urina e tyre. Në një shtëpi me kafshë shtëpiake, copat e lëkurës dhe qimet përbëjnë një komponent kryesor të pluhurit të shtëpisë që çlirohet në ajër dhe shkon në sipërfaqet e pajisjeve shtëpiake, kështu që ju mund të keni reaksion alergjik edhe pa patur kontakt dhe pa i prekur vetë kafshët.

Disa njerëz me astmë mund të kuptojnë se janë alergjikë nga kafshë të tjera me të cilat janë në kontakt të rregullt siç mund të jenë kuajt, dhitë, lopët, pulat e rosat edhe pse këto kafshë mbahen jashtë shtëpisë.

Megjithatë, gjykimi nëse ekspozimi i fëmijëve ndaj kafshëve zhvillon astmë është ende i panjohur — gjetjet e kërkimeve në këtë çështje janë të ndryshme.

Çfarë mund të bëhet

Nëse është e nevojshme, mjeku mund të kryejë teste speciale gjaku dhe lëkure për të diagnostikuar alergjitë nga kafshët. Testet e shpimit të lëkurës janë të thjeshta dhe të përshtatshme. Një pikë ekstrakti i substancës që mendohet se shkakton alergji (alergjeni) vendoset në lëkurë dhe me një gjilpërë shpohet vendi rreth pikës nën lëkurë. Madhësia e zonës së lëkurës që inflamohet — që quhet blanë ose sinjali i reaksionit — tregon forcën e reaksionit alergjik.

Pages: 1 2