Mikro-organizmat e pluhurit të shtëpisë janë krijesa të vogla zakonisht të padukshme nga syri i njeriut — që janë të gjata rreth një e treta e milimetrit. Ato janë “kushërinj” të merimangave dhe këpushave. Këto mikroorganizma mbijetojnë duke ngrënë qeliza të vdekura të lëkurës që secili nga ne lëshon çdo ditë, pjalmin e bimëve, mbeturina insektesh, kacabuj të ngordhur dhe jashtëqitjet e tyre.

Qelizat e vdekura të lëkurës tonë janë komponenti kryesor i pluhurit të shtëpisë. Nëse pluhuri krijohet në vende të shtëpisë ku ajri është me lagështirë, ai pluhur përmban mikroorganizma të tilla, sepse ato që të mbijetojnë nuk duan vetëm ushqim, por edhe ajër të lagësht.

Një numër i lartë i qelizave të vdekura të lëkurës gjendet në dhomat e gjumit, që akumulohet në jastëkët e jorganët kur ne flemë, duke e bërë dhomën e gjumit një vend të favorshëm për këto mikroorganizma.

Si ndikojnë tek astma mikroorganizmat e pluhurit të shtëpisë?

Jashtëqitjet e mikroorganizmave mund të ngrihen në ajër dhe janë aq të vogla saqë ato hyjnë direkt në rrugët e frymëmarrjes thellë e më thellë sa herë që merrni frymë. Këto jashtëqitje të thithura, mund të shkaktojnë astmë tek njerëzit e ndjeshëm më shumë se sa vetë mikroorganizmat, duke sjellë një reaksion alergji-k, që të çon në simptomat tipike të astmës që janë gulçimi, dhimbje gjoksi, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Jashtëqitjet e mikroorganizmave ndonjëherë quhen edhe pluhuri “alergjen” i mikroorganizmave, për shkak të aftësisë së tyre për të shkaktuar reaksion alergjik tek disa njerëz. Shpesh alergji-a e pluhurit të mikroorganizmave mund të shkaktojë inflamacion në hundë, që quhet rrufa alergjike pereniale (që do të thotë se zgjat në mënyrë të qëndrueshme ose gjatë tërë vitit), që rezulton në teshtima, hundë të bllokuara dhe/ose rrufë.

Pages: 1 2 3 4