Në pranverë dhe verë shumica prej nesh duan që të shpenzojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë. Megjithatë, për shumë njerëz me astmë, niveli i lartë i polenit në ajër në këto periudha të vitit shkakton simptoma të astmës.

Çfarë është poleni?

Polen-i është një masë e kokrrave të vogla prodhuar nga bimët për qëllim fertilizim-i. Disa bimë me ngjyra të ndezura kanë sasi të pakët poleni, që është relativisht i rëndë dhe ngjitës e që shpërndahet nga zogjtë dhe insektet. Të tjera bimë si barishte, shkurre dhe pemë të tjera kanë pjalm më të lehtë dhe më të butë dhe me sasi të madhe. Këto bimë përdorin erën për të shpërndarë polenin dhe është pikërisht ky tip poleni që është një problem për shumë njerëz me astmë.

Si ndikon poleni në astmë?

Poleni është një shkaktar i zakonshëm i astmës dhe e jep efektin e tij në formën e alegjisë. Poleni njihet si “alergjen”, që është një substancë e rrezikshme që shkakton reaksion jonormal (“alergjik”) në disa njerëz të caktuar. Në rastin e astmës, preken mushkëritë, duke sjellë një simptomë tipike të astmës si gulçim, kollë, dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarje.

Alergji ndaj polenit do të thotë simptoma ethesh të rënda (e quajtur “rrufo-alergji stinore”) — me sy të skuqur dhe të përlotur, teshtima, hundë të bllokuara ose me rrufë, veshë të bllokuar, gojë dhe grykë të infektuara, që mund të përfitojnë nga trajtimi.

Kur është problem poleni?

Poleni shkakton më shumë probleme  gjatë pranverës dhe verës sesa në stinët e tjera të vitit. Megjithatë, në rajonet e ngrohta, pjalmi i barërave mund të shkaktojë probleme gjatë gjithë vitit për njerëzit me astmë.

Sezoni i polenit ndodh kur bimët dhe pemët kanë lule. Disa bimë lëshojnë sasi shumë të madhe poleni herët në pranverë, p.sh. pemët evropiane të rrugëve që janë mbjellë vonë si ajo që quhet pema e Londrës, dhe të tjera që pjalmohen gjatë pranverës dhe verës, si bari i thekrës ose bari i mallkuar i Patersonit, ndërsa me të tjerat ka probleme gjatë tërë vitit si p.sh. me një lloj pishe lokale dhe me duhanin gjethe diell.

Pages: 1 2 3