Kokrrat e polenit nuk dëmtohen kur merren nga era dhe ato irritojnë hundët tuaja dhe sinus-et duke shkaktuar simptoma rrufe. Megjithatë, kur ajri është me lagështirë ose kur bie shi, kokrrat e polenit absorbojnë lagështirë nga ajri dhe ndahen në pjesë edhe më të vogla. Këto pjesë janë alergjen-ë dhe janë aq të vogla sa të futen në rrugët e vogla të frymëmarrjes së mushkërive dhe shkaktojnë simptomat e astmës. “Stuhia e astmës” është një term që përdoret për të përshkruar rritjen në numër të njerëzve me simptoma astme gjatë këtyre periudhave.

Mendohet se pjesët e vogla të kokrrave të polenit janë më të lehta të thithen nëpërmjet frymëmarrjes në mushkëri, sepse lëvizin më lehtë.

Këto nivele të larta të polenit në ajër që ndodhin në pranverë dhe në verë, shirat dhe nivelet e larta të tymrave janë një rrezik i lartë për njerëzit që kanë astmë të induktuar nga poleni.

Në muajt më të ngrohtë, pjesa më e madhe e emisioneve të parashikimit të motit përfshijnë edhe informacione për sasinë e polenit gjatë ditës, bazuar në mesataren e numrit të kokrrave të polenit të numëruara për një metër kub ajër. Niveli i polenit mund të përshkruhet si i ulët, i mesëm, i lartë dhe ekstrem.

Si menaxhohet ndikimi i polenit në astmën tuaj

Nëse astma juaj duket se shkaktohet nga poleni, ju mund të përpiqeni të provoni këto masa që reduktojnë ekspozimin ndaj polenit, megjithatë, kërkimet nuk kanë treguar ende nëse këto përpjekje kontrollojnë në mënyrë efektive simptomat e astmës.

  • Gjej se cili lloj poleni mund të jetë problem në zonën ku banon dhe përpiqu ta evitosh atë. Shumë pjalme barërash përmbajnë elemente të ngjashme, kështu që pasja e një alergjie të rëndë nga pjalmi i barit mund të thotë se mund të keni simptoma nga lloje të ndryshme barërash, jo vetëm nga një.
  • Shiko parashikimin e motit në TV ose në gazetë për të parashikuar llogaritjen e polenit dhe planet tuaja ditore.
  • Nëse është e mundur, përpiqu që të qëndrosh brenda shtëpisë dhe mbyll dyert e dritaret në ditët me erë të fortë dhe me shumë polen.

Pages: 1 2 3