• Përpiqu të dish orët e ditës që janë më të këqija për astmën gjatë stinës së polenit. Në zonat rurale, p.sh. në mbrëmje—midis orëve 5 dhe 6 pasdite—mund të jetë koha e ditës me sasinë më të madhe të polenit në ajër. Në zona të tjera mund të jetë mëngjesi më i keq dhe kjo ndoshta duhet të jetë koha që duhet të qëndrosh brenda në shtëpi.
  • Konsidero ndërtimin e një kopshti antialergjen me bimë me nivel të ulët alergjeni dhe lëndinë ose livadh që nuk kërkon pastrim ose punime të shpeshta. Bimët me nivel të ulët alergjeni janë ato që pjalmohen nga insektet dhe zogjtë, e jo ato që pjalmohen nga era dhe këto lloj bimësh janë kryesisht bimë, pemë dhe shkurre me origjinë lokale.
  • Mund të ndihmojnë edhe strategji të ndryshme që nuk përfshijnë evitimin e polenit.

    • Sigurohu që astma është e kontrolluar mirë dhe mundësisht bëj një vizitë tek mjeku përpara stinës së polenit. Pyet në lidhje me ndryshimin e ilaçeve parandaluese në rast se ka rritje të ekspozimit ndaj polenit në muajt e ardhshëm.
    • Gjithashtu pyete mjekun në lidhje me të paturin e një alergjie nga poleni konfirmuar nga një test shpimi nën lëkurë apo test gjaku RAST.
    • Monitoro në mënyrë të rregullt përdorimin e medikamenteve me pika dhe ndiq planin e veprimit të astmës për të përdorur ilaçet sipas instruksioneve në rast të kontrollit të astmës me medikamente me pika.
    • Imunoterapia (injeksion-e të ripërsëritura në sasi të vogël të alergjen-ëve të pjalmit për disa vite për uljen e ndikueshmërisë) mund të jenë një mundësi për disa njerëz që kanë alergji nga poleni dhe për këtë duhet pyetur mjeku.

    Pages: 1 2 3