Astma dhe shtëpitë me nivel të ulët alergjenësh

Çfarë është një alergjen?

Një alergjen është një substancë që krijon një reaksion alergji-k. Për shumë njerëz me astmë, ekspozimi tek substancat ndaj të cilave janë alergjikë (alergjenët) sjell përkeqësim të simptomave të astmës së tyre. Pra, ekspozimi ndaj alergjenit “shkakton” astmën e tyre.

Alergjenët e zakonshëm që shkaktojnë astmën janë pluhuri i shtëpisë dhe gjallesat e vogla të lidhura me të, jashtëqitjet e kafshëve dhe të insekteve, lëkura e tyre, pështyma ose urina e kafshëve shtëpiake — veçanërisht e maceve (“alergjia nga macet”) — dhe myqet e shtëpisë.

Astma dhe lidhja me alergjinë

Ka disa teori shkencore në lidhje me shkakun e astmës, disa nga të cilat lidhin ekspozimin me nivele të larta të alergjenëve të astmës në fazat e hershme të jetës me zhvillimin e mëtejshëm të astmës. Megjithatë, të tjerë ekspertë i kushtojnë më pak vëmendje rëndësisë që luajnë alergjenët në përcaktimin nëse një person do ketë astmë apo jo, sepse duket se jo tek çdo njeri tek i cili zhvillohet astma, ka patur në fazat e hershme të jetës nivel të lartë ekspozimi ndaj alergjenëve të zakonshëm që gjenden në shtëpitë tona dhe që u përmendën më lart. Po kështu, jo çdo person që rrethohet nga alergjenë të zakonshëm astmatikë në fazat e hershme të jetës do t’i zhvillohet astma më vonë.

Sidoqoftë, është rënë dakord se shkaqet e astmës janë komplekse dhe jo tërësisht të shpjegueshëm nga prezenca ose jo e alergjenëve të zakonshëm të astmës në fazat e hershme të jetës. Veçse, shumë njerëz që kanë astmë kanë alergji të shfaqur (një test gjaku pozitiv për alergjinë ose test shpimi lëkure) për një apo më shumë alergjenë të zakonshëm të astmës dhe vazhdimi i ekspozimit ndaj këtij alergjeni mund të shkaktojë simptomat e astmës së tyre.

A mund të bëjë ndryshim një shtëpi me nivel të ulët alergjenësh?

Pages: 1 2 3 4 5