Astma dhe ushqimi

Ushqimi apo pijet nuk janë shkaktarë të zakonshëm të astmës. Një reagim i pakëndshëm ushqimor, ka më shumë të ngjarë të përfshijë lëkurën ose sistemin e tretje-s, sesa mushkëritë tuaja. Një reagim i keq ushqimor, mund të shkaktohet ose nga një alergji ushqimore e vërtetë ose më shpesh, nga intoleranca ushqimore.

Cili është ndryshimi ndërmjet alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore?

Një alergji ushqimore ndodh kur sistemi imunitar, që është sistemi mbrojtës i trupit tuaj, reagon jashtë normales ndaj një ushqimi. Shkak për reaksion alergjik është zakonisht një proteinë ​​në ushqim.

Simptomat e alergjisë ushqimore mund të përfshijnë një skuqje të lëkurës apo urtikarie, ndonjëherë, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ndonjëherë edhe marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma zakonisht shfaqen brenda pak minutash pasi keni ngrënë. Më rrallë, simptomat mund të duan disa orë për t’u zhvilluar. Forma më e rëndë e alergjisë ushqimore, anafilaksi, mund të jetë e rrezikshme për jetën.

Një intolerancë ushqimore, ndryshe nga alergjitë ushqimore, nuk ka të bëjë me sistemin imunitar. Ajo shpesh shkaktohet nga kimikatet në një ushqim, kimikatet natyrore apo ato të shtuara, që i japin ngjyrë apo shije ushqimit.

Intoleranca ndaj ushqimit shkakton simptoma të tilla si dhimbje barku, diarre, dhimbje koke, dhe me disa përbërës si p.sh. dyoksidi i sulfurit, mund të shkaktojnë astmën.

Ndryshimet ndërmjet alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore

Alergji-a Ushqimore Intoleranca Ushqimore
Përfshin sistemin imunitar Nuk përfshin sistemin imunitar
Simptomat përfshijnë skuqje të lëkurës apo urtikarie, ndonjëherë të vjella, diarre dhe dhimbje barku, dhe nganjëherë marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje Mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, diarre, dhimbje koke dhe simptoma të astmës.
Simptomat zakonisht shfaqen disa minuta deri në një orë pas ngrënies. Simptomat mund të shfaqen brenda disa minutave pas ngrënies, apo më zakonisht disa orë pas, por mund të kalojnë deri në 3 ditë para se të shfaqen.

Pages: 1 2 3 4 5 6